Tokio 2020

Adoleshentja Katai shkruan historinë e notit në Zimbabve

Kombi jugor afrikan i Zimbabvesë po dërgon një notare me ngjyrë në lojërat olimpike “Tokio 2020”, e para nga vendi i saj që shkon në këtë ngjarje. 17-vjeçarja Donata Katai fitoi tituj afrikanë të të rinjve dhe theu rekorde të të rinjve dikur të mbajtur nga dy herë kampioni olimpik Kirsty Coventry, i cili është jo vetëm notari më i suksesshëm i Zimbabvesë, por edhe olimpisti më i dekoruar i Afrikës.

“Unë mendoj se rekordi i parë që e kam thyer ishte në moshën tetëvjeçare, dhe ndoshta është më i paharruari për mua. Ishte në 50 metra delfin, dhe aty e kuptova se isha e mirë në not”, thotë ajo.

Tokio është ndoshta shumë herët që adoleshentja të pasojë Coventryn në mënyrën që dëshiron vërtet, duke shkelur në podiumin olimpik. Por, tani për tani, Katai paraqet një përparim dhe depërtim më të thellë për Zimbabvenë në Lojërat Olimpike. Vendi i saj është 99 për qind me njerëz me ngjyrë, por i është dashur deri në vitin 2021 që të dërgojë një notare me ngjyrë ta përfaqësojë Zimbabvenë në Lojërat Olimpike. Medalja e artë e Simone Manuel në 100 metra stil i lirë në lojërat olimpike “Rio 2016” ishte një moment thelbësor për notarët me ngjyrë. Por suksesi i amerikanes, gjithashtu ndezi një bisedë se pse notarët me ngjyrë janë aq të nënvlerësuar. Kjo ka qenë historikisht në Afrikën e Jugut, ku notarët më të suksesshëm - si Coventry dhe ata të Afrikës së Jugut, Chad le Clos e Cameron van de Burgh - janë të gjithë të bardhë. Ndoshta, kjo është e zymtë për faktin se ata vijnë nga vendet ku dominon popullata me ngjyrë. Mirëpo ndërsa noti në SHBA mund të jetë ende duke luftuar që të mos ndahet, sa i përket ngjyrës së notarëve, Katai tha se kjo më nuk është në Zimbabve.

“Ka shumë njerëz me ngjyrë që marrin pjesë në këtë sport në Zimbabve”, tha Katai. “Kështu që noti është bërë diçka normale për mua në Zimbabve. Ndihem sikur notojmë në mjedise shumë të ndryshme, sepse në Amerikë nuk ka shumë njerëz me ngjyrë që notojnë. Në Zimbabve, shumica e njerëzve që notojnë në këtë moment janë njerëz me ngjyrë. Unë mendoj se historia e Simone Manuelit do të ishte shumë e ndryshme nga e imja”.

Historia e Katai është gjithashtu shumë e ndryshme nga çdo notar tjetër afrikan me ngjyrë. Eric Moussambani nga Guineja Ekuatoriale fitoi famë të shkurtër në të gjithë botën, ndonëse pseudonimi ironik “Ngjala”, për të ishte i keq në Lojërat Olimpike të vitit 2000, që u mbajtën në Sidnei.

Katai ka notuar dhe ka marrë pjesë në gara që nga mosha gjashtëvjeçare, saktësisht kur e kuptoi se ishte mjaft e mirë në këtë sport. Ajo është gjurmuar pasi talenti i saj arriti interesin e disa prej trajnerëve më të mirë të vendit në moshën tete vjeçe. Familja e saj është e klasës së mesme, theksoi trajnerja e saj aktuale, Kathy Lobb. Ajo nuk është e paprivilegjuar. Dhe, ajo është notarja e parë që trajnerja veterane e ka marrë deri në Lojërat Olimpike.

“Ëndrra e çdo trajneri është që një notar të vijë dhe t'i marrë ata në Lojërat Olimpike”, pranoi Lobb.

Katai fitoi medalje të arta në 50 metra dhe 100 metra shpinë në Kampionatin Afrikan për të rinj në vitin 2019 në Tunizi. Në të njëjtin vit, ajo theu rekordin e gjatë kombëtar të të rinjve, që e vendosi Coventry në 100 metra shpinë. Kjo është ngjarja që ajo do të garojë në Lojërat Olimpike të Tokios. Nga të gjitha krahasimet, Katai është mjaft i kënaqur me atë të Coventryt. Katai dhe Coventry e njohin njëra-tjetrën, por jo shumë mirë. Ato kanë folur vetëm disa herë në takime, tha Katai, por Coventry ka qenë plotësisht mbështetëse. Ajo është tani ministre e Rinisë, Sportit, Artit dhe Rekreacionit në Zimbabve. Coventry ishte gjithashtu 17-vjeçare kur notoi në Olimpiadën e saj të parë në vitin 2000. Ajo nuk fitoi një medalje, por ajo u kthye katër vjet më vonë për të rrëmbyer një të artë, një të argjendtë dhe një të bronztë, si dhe filloi të vendosë rekorde për Afrikën.

“Katai ka lëvizje të njëjta sikurse Kirsty, dhe ajo tashmë ka thyer disa rekorde të saj. Sigurisht, unë nuk po e krahasoj atë me Kirstyn. Mirëpo, mund të them se është e ardhmja e notit të Zimbabvesë. Nuk kemi ndonjë synim në Lojërat Olimpike, por thjesht dua që Katai të ketë një paraqitje të mirë”, tha trajnerja Lobb.

Tokio është hapi tjetër për Katain dhe është emocion i pastër, sidomos tani që ëndrra për të garuar kundër më të mirave në botë u shty për një vit nga pandemia e koronavirusit.