Anëtari i kryesisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, tha se Kosova nuk ka pasur kurrë më shumë ministra që e kanë shkelur Kushtetutën dhe që sillen pa respekt, sesa tani.
Ai të hënën në emisionin “Tempus” në KTV tha se në qeverisjet e kaluara, kur është shkelur Kushtetuta, veprimi minimal ka qenë dorëheqja.
“Asnjëherë në histori të Kosovës nuk ka pas më shumë që kanë shkelur Kushtetutën sesa ministrat e kësaj Qeverie dhe që janë sjellë me kaq pak respekt sepse në të kaluarën kur është vërtetuar se është shkelur Kushtetua e Republikës së Kosovës nga cilido bartës i institucionit publik, veprimi minimal politik i përgjegjësisë politike ka qenë dorëheqja e atij personi për të mos vazhduar me qenë prapë në shërbim publik. Por, kemi këtë Qeveri e cila si duket i ka dhanë vetes imunitet dhe e mbron vetveten dhe anëtarët e saj nga shkeljet e vazhdueshme të Kushtetutës”, tha Tahiri.
-
15-vjetori i Kushtetutës, LDK-ja e akuzon ekzekutivin për shkelje në vazhdimësi të saj
-
Zemaj: Kurti e ka shkelur në vazhdimësi Kushtetutën
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Krasniqi: S’do të lejojmë të shkelet ligji
-
Haradinaj: Për katër vjet Qeveria cenoi dhe shkeli Kushtetutën