Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Sogojeva: Me udhëzimin e MD-së, përmbaruesit do të hapin tender për lëndë

Avokati Fisnik Sogojeva në emisionin “Tempus” në KTV tha se me udhëzimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, përmbaruesit do të hapin tender për lëndë.

Sipas tij, nuk duhet të krijohet qasja e tarifës nëse përmbaruesit janë pasuruar apo jo, ngase thotë që nëse shihet nga viti 2014 e tutje se sa lëndë i kanë kryer gjykatat në një vit, atëherë del se përmbaruesit privatë kaq lëndë i kryejnë për një muaj ose ndoshta për 10 vjet bashkë.

Ai theksoi se me këtë udhëzim, ulet dinjiteti i përmbaruesit privat dhe nuk do ta ketë autoritetin që e ka pasur më parë karshi debitorëve.