Feride Podvorica udhëheqëse e divizionit për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se ka pasur ankesa për tarifat e përmbaruesit dhe ka qenë e nevojshme vendosja e tarifave të sakta.
“Në praktikë, janë identifikuar probleme jo të pakta për sa i takon zbatimit të udhëzimit administrativ për tarifat, sistemi vazhdimisht është kritikuar për një gjenerim të tarifave më shumë se sa në ofrimin e shërbimeve efikase nga ana e përmbaruesve, pastaj ka pasur ankesa dhe kritika të shumta edhe për lartësinë e tarifave që ishin ekzistuese para hyrjes në fuqi të udhëzimit të ri administrativ dhe Ministria e Drejtësisë në bazë të kërkesave ligjore, do të thotë në zbatim të ligjit, ndryshim-plotësimin e ligjit për procedurën përmbarimore ka filluar edhe procesin e hartimit të udhëzimit të ri administrativ për tarifat”, ka thënë Podvorica në emisionin “Tempus” të KTV-së.
Sipas saj, Ministria e Drejtësisë ka filluar procesin e rishikimit të tarifave me qëllim që ato të jenë transparente dhe të qarta.
Ajo ka thënë se nisjen e rishikimit e kanë bërë edhe shkak të ankesave të vetë përmbaruesve.
-
Përmbarimi përtej tarifave
-
Sogojeva: Me udhëzimin e MD-së, përmbaruesit do të hapin tender për lëndë
-
Sogojeva: Me ndryshimet e MD-së për përmbaruesit, palët janë të pabarabarta
-
Përmbaruesit paralajmërojnë se do ta dërgojnë në gjykatë vendimin për ulje të tarifave në 40%
-
Ulen për rreth 40 për qind tarifat e përmbaruesve privatë