Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ulen për rreth 40 për qind tarifat e përmbaruesve privatë

Për rreth 40 për qind do të ulen tarifat e përmbaruesve privatë, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi ka nënshkruar një udhëzim administrativ të martën.

Sipas saj, deri tash tarifat e përmbaruesve privatë në vend kanë qenë më të lartat krahasuar me vendet e rajonit.

Haxhiu ka thënë se ulja e tarifave është në shërbim të qytetarëve që kanë shprehur shqetësime për to.

“Me hyrjen në fuqi të këtij udhëzimi, do t'i kemi tarifat e reja ku qytetarët nuk do të ngarkohen me tarifa të larta por të përballueshme. Po ashtu sipas këtij udhëzimi, do të mundësohet lirimi nga pagesa fillestare për kreditorët me gjendje të vështirë ekonomike”, ka thënë ajo.

Në fund, Haxhiu ka bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të Ligjit për procedurën përmbarimore “nuk do të mund të ekzekutohen skemat sociale, pensionet deri në vlerën e pagës minimale dhe as shtesat që përfitohen nga pakoja e Qeverisë”.

Image