Ministria e Drejtësisë ka vendosur që të ketë ulje të tarifave të përmbaruesve privatë në Kosovë, bëhet e ditur në një komunikatë për media nga hapja e punimeve të grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për tarifat e përmbaruesve privatë.
Zëvendësministri Blerim Sallahu ka thënë se ky grup është themeluar me qëllim të ndryshim-plotësimit të Udhëzimit duke marrë parasysh “vështirësitë dhe mangësitë tashmë të identifikuara në praktikën e zbatimit të tarifave”. Madje sipas Sallahut, Udhëzimi aktual lë hapësirë për interpretime rreth çështjes së gjenerimit të tarifave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMD-ja ka thënë se për të bërë ndryshimet e duhura është bërë analizë e studimit të kostove të shërbimeve përmbarimore nga përmbaruesit privatë dhe analizë krahasuese e shërbimeve të përmbaruesve të Kosovës me ato të rajonit.
Po ashtu është bërë e ditur se është finalizuar edhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për Procedurën Përmbarimore, “i cili adreson çështjen e ndarjes së barabartë të lëndëve të pranuara nga institucionet publike me qëllim të garantimit të funksionimit të zyrave përmbarimore, si dhe eliminimin e krijimit të monopoleve”.
Grupi punues udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë dhe në të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, përmbaruesi privat, Oda e Avokateve të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës, si dhe përfaqësuesi i Projektit CILC që mbështet përmbarimin. Ky proces mbështetet nga Programin për Drejtësi Komerciale i USAID-it.