Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbaruesit privat nuk pajtohen me ministren Haxhiu se kanë tarifa të larta

Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPK), Arben Gashi, tha se nuk pajtohet me deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se tarifat e përmbaruesve në vend janë më të lartat në rajon.

Ministrja Haxhiu gjatë takimit me OPK-në, tha se duhet të bëhet ndryshimi i ligjit për procedurën përmbarimore si dhe rishqyrtimi i tarifave të përmbaruesve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gashi ka thënë se së pari duhet të bëhet një analizë më e gjerë financiare dhe ligjore për çështjen e tarifave të përmbaruesve, për të parë se si qëndron situata në këtë sektor.

Mirëpo, sipas tij me të dhënat që i kanë, disa nga tarifat e përmbaruesve në Kosovë janë shumë të ulëta.

“Nuk pajtohemi që janë tarifat më të larta në rajon, arsyeja që nuk pajtohemi është fakti pasi kompetencat e përmbaruesve në shtetet e rajonit nuk janë të ngjashme ose të barabarta me ato që i kemi ne. Ka shtete të rajonit që përmbarimi fillimisht lejohet nga gjykata, pra përmbaruesi nuk e merr përgjegjësi për lejimin e përmbarimit sikur është rasti në Shqipëri, eventualisht aty dihet se tarifa do të jetë më e ultë, pasi përmbaruesi nuk e merr përgjegjësi për lejimin e përmbarimit pasi atë punë e kryen gjykata. Tek ne në Kosovë, ne si përmbarues e lejojmë përmbarimin, marrim përgjegjësi dhe efektivisht tarifa është më e lartë pasi ne e kryejmë këtë punë e jo gjykata”, ka thënë Gashi.

Edhe Përmbaruesit paralajmërojnë se do ta dërgojnë në gjykatë vendimin për ulje të tarifave në 40% Arbëri Përmbaruesit paralajmërojnë se do ta dërgojnë në gjykatë vendimin për ulje të tarifave në 40%

Sipas tij, Oda e Përmbaruesve Privat ka bashkëpunuar me institucionet e vendit duke krijuar lehtësira për shumë kategori në vend, kryesisht për shkak të pandemisë.

“Gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e vendit, por më shumë me Ministrinë e Drejtësisë. Ne kemi marr qëndrim vitin e kaluar si Odë, që pagat dhe pensionet të lirohen nga debitimi për muajt mars, prill dhe maj. Besoj që kjo u ka ndihmuar qytetarëve, Ngjashëm ne si Odë kemi marr vendim që 10% i Trustit të mos debitohet për lëndët e përmbarimore, edhe kjo besoj që ka qenë në dobi të qytetarëve”. Ndërsa, Gashi thekson se janë afektuar nga pandemia, por nuk janë përfshirë në pakon e rimëkëmbjes të miratuar nga Qeveria në vitin e kaluar”, është shprehur ai./EO

Image
Arben Gashi - kryetar i OPK-së