TEMPUS

Shatri: Qeveria me qasje injoruese ndaj sindikatave

Blendor Shatri, zyrtar ligjor në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), ne emisionin “Tempus” në KTV, ka theksuar se Qeveria ka pasur qasje injoruese nga sindikatave.

“Kërkesat e federatave që kanë qenë anëtare në BSPK në grevën që është mbajtur vitin e kaluar, nuk ka qenë vetëm kërkesa e mbështetjes financiare që është proklamuar shumë, i është dhënë vëmendje e madhe, mirëpo një prej pikave ka qenë edhe draftimi i Ligjit për skemat pensionale, të financuara nga shteti. Vazhdon të jetë një kërkesë e tillë edhen nga sindikatat, mirëpo edhe nga BSPK-ja që është konfederatë në Kosovë. Duke ia shtuar këtu edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, besoj që Qeveria do të reflektojë dhe do ta implementojë vërejtjen që ka dhënë Gjykata Kushtetuese në këtë Ligj”, ka deklaruar Shatri.

Ai theksoi se sindikatat do të jenë vigjilentë dhe do të shikojnë vazhdimisht që të arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e anëtarësisë nga baza e deri në qendër.

“Ndërsa, sa i përket qasjes të cilën e ka pasur Qeveria në raport me sindikatat, komplet opinioni publik e ka vërejte atë injorimin që e ka pas dhe mospasjen e dialogut social”, ka shtuar Shatri.