Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Shala: Vetëm tre prokurorë në DKR të Prokurorisë Speciale, në mesatare 330 lëndë për prokuror

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD),Gzim Shala, tha se janë vetëm tre prokurorë në Departamentin e Krimeve të Rënda të Prokurorisë Speciale, derisa në punë janë rreth një mijë raste të krimeve të rënda. Sipas tij, në mesatare i bie që rreth 330 lëndë janë për një prokuror.

“Aktualisht në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës janë tre prokurorë, ndërsa në anën tjetër janë rreth 1 mijë raste, që i bie në mesatare janë rreth 330 raste për prokuror. Tash t’u e pas parasysh që na flasim për një rast të vetëm sa është kompleks një rast i krimeve të luftës në të cilin ti duhet të kthehesh 25 vite pas, ne tash në start e dimë se cila do të jetë performanca në trajtimin e këtyre rasteve nëse në mesatare janë 330 lëndë tek një prokuror. Pra, duhet të pasur parasysh që adresa e vetme vazhdon të mbetet Prokuroria Speciale ku duhet rritur kapacitetet, Policia e Kosovës dhe Gjykatat dhe jo që të eksperimentohet me ide të cilat qysh në start janë të dizajnuara për të dështuar”, tha Shala.

Në emisionin “Tempus” në KTV, Shala tha se gjatë monitorimit si IKD, kanë gjetur raste kur viktima, familjarë të viktimave nuk janë intervistuar asnjëherë.

“Po fatkeqësisht do të thotë në monitorimin tonë kemi gjet raste që viktima, familjarë të viktimave nuk janë intervistuar asnjëherë. Do të thotë, kanë ndërruar tri misione. Do të thotë, avokati përmendi qindra takime dhe qindra vizita për një çështje të vetme, ndërsa ka numër të shumtë të familjarëve të viktimave që nuk janë intervistu asnjëherë nga disa misione. Kjo ka sjellë tash në këtë situatë në të cilën jemi”, tha Shala.

Sipas tij, problematikë tjetër është edhe mungesa e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Edhe Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve Arbëri Veç tre prokurorë për t’i hetuar krimet e luftës, kërkohet shtim i kapaciteteve

“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar me Serbinë dihet se në çfarë niveli është, mirëpo definitivisht në këtë pjesë edhe bashkësia ndërkombëtare duhet me e dhanë një kontribut të theksum që Kosova me pas mundësi me avancu fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, si dhe duhet të vazhdojë aspekti i ngritjes së kapaciteteve”, tha Shala.

Shala theksoi se sistemi i drejtësisë nuk ka pasur asnjëherë përkrahje për t’i rritur kapacitetet e veta për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.