Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Shala: Është aspekt negativ heshtja e opozitës përballë skandaleve të Qeverisë

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se është aspekt negativ heshtja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe në përgjithësi e opozitës karshi shumë skandaleve të Qeverisë.

“Përtej këtyre rasteve që janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese, ka heshtur ndoshta përballë shumë skandaleve që ka bërë Qeveria, që njëfarë forme e ka zbehur ndoshta edhe fuqinë që do duhej ta kishte Kuvendi si institucion kryesor që e mban politikisht përgjegjëse Qeverinë e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.

Ai ka theksuar se është pozitive përfshirjen e LDK-së në Komisionin e Kuvendit për procesin e vetingut dhe udhëheqjen e atij Komisionit.

“Nëse shohim rolin e LDK-së në procesin e vetingut, fillimisht është pozitive fakti që ka pranuar të jetë pjesë e Komisionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilin edhe e udhëheq, për shkak se tash IKD është prijetare në këtë ide dhe që nga momenti kur kemi thënë që duhet të bëhet vetingu në sistemin e drejtësisë, këtë e kemi bazuar në bazë të gjetjeve tona të hulumtimit, vazhdimisht ka qenë rekomandim të ketë një unitet të gjerë politik”, ka deklaruar Shala.

Kjo pasi sipas tij, në të kundërtën nuk garantohet një proces objektiv dhe i pavarur i vetingut.

Edhe Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit Arbëri Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit

“Është pozitive që janë dërgu një numër i konsiderueshëm i ligjeve në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është me rëndësi çfarë thotë pushteti që akuzon mediat, shoqërinë civile, opozitën, Gjykatën Kushtetuese, me ato frazat “Gjykata Kushtetuese është bërë partner i opozitës”, etj”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, mbi të gjitha kemi situatë ku është mbrojtur kushtetutshmëria nga Gjykata Kushtetuese dhe nuk janë lejuar të kalojnë normat që janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Tash kur flitet për LDK-në dhe vetingun, është pak problematike sepse në njëfarë forme nëse e shohim qeverisjen gjashtëmujore të Avdullah Hotit, që Ministria e Drejtësisë drejtohej nga AAK, që ka qenë ministër zotëri Selim Selimi, atëherë LDK ishte përcaktuar për opsionin e tretë në atë dokument të vetingut, që realisht nuk ishte veting fare”, ka theksuar Shala.

Sipas tij, ai nuk ishte veting sepse bëhej fjalë për zhvillimin e një procesi pa ndryshime kushtetuese, që thelbi i vetingut qëndron në ndryshime kushtetuese, në marrjen e përkohshme të mandatit nga KPK e KGJK, për t’i kthyer në binarë mekanizmat llogaridhënies.

Ai ka deklaruar se ende nuk ka sqarim nga LDK-ja pse e ka kundërshtuar shkarkimin e anëtarit të KPK-së, Agron Beka, pasi ka pasur kundërshtim të procedurës së shkarkimit.

“Është pozitive çështja e vetingut dhe udhëheqjes së një Komisioni të vetingut derisa ka ende vend për opozitarizëm kur i kemi parasysh skandalet dhe shkeljet e vazhdueshme ligjore që ka bërë Qeveria, në kuptim që të rritet fuqia kontrolluese e Kuvendit në raport me Qeverinë”, tha Shala.


Shala: Sistemi për konfiskimin e pasurisë është paradoksal, vendimet do t’i marrin gjykatat që kritikohen nga Qeveria

Shala ka folur edhe për sistemin e konfiskimit civil të pasurisë së pajustifikueshme, i cili sipas tij është paradoksal.

Edhe Shala për ligjin e rrëzuar: KPM-në do e kthente nga një institucion të pavarur në politik Arbëri Shala për ligjin e rrëzuar: KPM-në do e kthente nga një institucion të pavarur në politik

“Mirëpo, ky sistem tash është definitivisht paradoksal. Po flasim për një Qeveri që vazhdimisht, nuk e di që shkon muaji që nuk e kritikon sistemin e drejtësisë; “Është i kapur”, “Është bërë aleat me opozitën”, qoftë gjykatën e rregullt, qoftë Gjykatën Kushtetuese. Ka pas deklarime deri në atë nivel që ka nxitur edhe vënien e grafiteve në rrugë për gjyqtarë dhe prokurorë me emra specifik, duke i shpallur tradhtarë, e të tjerë”, ka deklaruar Shala.

Sipas tij, Byroja për konfiskimin e pasurisë do të bëjë vetëm propozime, ndërsa vendimet do të merren nga gjykatat, për të cilat Qeveria përmes deklaratave publike ka thënë që janë të ‘kapura’.

“Tash, ne themi që do ta themelojmë një Byro, nuk e di sa është përçuar mjaftueshëm tek publiku, po kjo Byro do ta bëjë vetëm propozimin, vendimmarrjen do ta bëjë pikërisht kjo gjykatë që këta po thonë që është e kapur dhe se vetingu do të na shpëtojë nga ky sistem i kapur dhe ne ende nuk e kemi vetingun dhe ne presim që pikërisht nga ky sistem ‘i kapur’ që vetë Qeveria e konstaton si të tillë, të presim rezultate edhe sa i përket konfiskimit civil. Për këtë arsye, po them që është jashtëzakonisht e pakapshme”, ka deklaruar Shala.

Ai ka deklaruar se edhe gjatë hartimit të Ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, ka pasur një arrogancë të qeverisjes.

“Në anën tjetër, edhe gjatë këtij procesi ka pasur një arrogancë të qeverisjes, Për shembull, paramendo është shkurtuar afati i konsultimeve publike prej një prej ligjeve kaq të rëndësishme siç është ky ligj. Në atë kohë e patëm publiku një punim lidhur me këtë ligj dhe nuk janë marrë parasysh komentet e IKD-së, por që fatmirësisht, kryetari i Kuvendit e pati dërguar projektligjin në Komisionin e Venecias dhe pothuajse të gjitha çështjet që janë ngritur më pastaj janë konfirmuar prej anës së Komisionit të Venecias”, ka thënë Shala.

Ai ka theksuar se ideja e konfiskimit civili është të ndjekë pasurinë dhe jo kryerësin.

“Ideja e konfiskimit civil është se e ndjek pasurinë në njëfarë forme dhe jo kryerësin. Nëse e shohim se ku e ka gjenezën një sistem i tillë, e ka gjenezën në disa sisteme mirë të etabluara, ku sistemet paraprake të konfiskimit vetëm se i kanë dhënë mjaftueshëm rezultatet e veta dhe thjesht ky mozaiku i strukturës ligjore dhe institucionale është plotësuar me sistemin e konfiskimit civil dhe tash ne nuk mundemi me fol për këtë sistem në mënyrën qysh është ndërtuar në shtetet e zhvilluara, ku janë treguar të suksesshme mekanizmat e tjerë dhe të njëjtën arsyetim ta dhanë edhe në rastin e Kosovës”, ka theksuar ai.

Edhe Shala: Gjyqësori i paaftë të sigurojë gjykime brenda afateve të arsyeshme kohore Arbëri Shala: Gjyqësori i paaftë të sigurojë gjykime brenda afateve të arsyeshme kohore

Shala ka folur edhe për dallimin në mes asaj që quhet konfiskim tradicional dhe konfiskim i avancuar në aspektin ligjor.

“Ne kemi mjaftueshëm dispozita lidhur me atë që quhet konfiskimi tradicional në procedurë penale për pasurinë e cila është derivat i veprës penale për një person që shpallet fajtor. Por, përtej kësaj kemi edhe konfiskimin e avancuar që për një sërë veprash që është sipas ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë, për një sërë veprash, do të thotë në momentin që një person që shpallet fajtor pa marrë parasysh sanksionin penal, mund të iniciohet procedurë që është tipik e konfiskimit civil. Mirëpo, kjo i bie që për dallim prej këtij konfiskimit civil që po tentohet të bëhet, aty nuk shkojnë të gjithë personat, por shkojnë disa persona të cilët konsiderohet që është vërtetuar fajësia e tyre nga një proces penal dhe ka njëfarë baze se pse me fillu nga ai person”, ka theksuar Shala.