Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se rreth 80 për qind të rasteve të cenimit të integritetit seksual janë raste ndaj të miturave.
E ftuar në emisionin “Tempus” në KTV të martën, Rezniqi tha se këto shifra janë shqetësuese.
“Krahas rasteve të dhunës në familje janë rritur edhe rastet e veprave kundër integritetit seksual dhe është një statistikë shqetësuese, ku në të gjitha rastet e raportuara në polici sa i përket dhunimeve dhe veprave të tjera kundër integritetit seksual, një shumicë e madhe diku rreth 80% të rasteve kanë qenë ndaj vajzave të mitura”, është shprehur ajo.
Rezniqi tha se në këtë drejtim duhet të punohet me urgjencë dhe të trajtohen sa më shpejt të gjitha këto raste, në mënyrë që të mos ketë situata të tilla.
“Nëse flasim për grupet e margjinalizuara të komuniteteve joshumicë. Ne në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike Falas trajtojmë raste të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe po ashtu edhe në këto raste, kemi diskutuar për problematikat e tyre, por që një diskriminim i përgjithshëm dhe mosintegrimi i tyre në shoqëri dhe ofrimi i të drejtave të barabarta ndikon dhe cenon më tej situatën e tyre”, tha Rezniqi.
-
Rezniqi: Përmes QNJ-IKD, kemi pasur ndikim të drejtpërdrejtë për vërtetimin e rastit të shkeljes së të drejtës për jetë
-
Rezniqi: Ka politikë të ulët ndëshkimore e mosfuqizim të grave që kanë përjetuar dhunë
-
Rezniqi: Shqetësuese dënimet në gjykatë për viktimat e dhunës
-
Breznica: Institucionet po dështojnë në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale
-
KOMF-i i indinjuar nga neglizhenca e shtetit në mbrojtjen e fëmijëve