Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Rezniqi: Shqetësuese dënimet në gjykatë për viktimat e dhunës

Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se rastet e dhunës që kanë shkuar në gjykatë, dënimet për to kanë qenë shumë të buta dhe nuk përkojnë me politikën ndëshkimore.

“Ka raste si rrjedhojë e mosveprimeve të prokurorisë, pastaj haset në probleme të shumta për të cilat ne edhe kemi raportuar edhe kemi trajtuar raste në kuadër të Qendrës për Ndihmë Juridike Falas. Në të njëjtën kohë kemi pasur edhe në qoftë përmes monitorimit, qoftë përmes rasteve në QNDJ falas, kur kemi parë që pastaj kanë shkuar në gjykatë dhe fatkeqësisht dënimet kanë qenë shumë të buta. Kanë qenë dënime që assesi nuk përkojnë me politikën ndëshkimore, e cila vlen për këto raste. Është një problem i jashtëzakonshëm”, tha Rezniqi në emisionin “Tempus” në KTV.

Tutje, ajo ka thënë se politika ndëshkimore për këto raste të viktimave të krimit është jashtëzakonisht shqetësuese në momentin e adresimit dhe trajtimit, si dhe se në momentin që kryerësi i veprës mbetet i lirë, nuk i bën mirë askujt në shoqëri.

“Kjo çështje nuk ka unifikim të politikës ndëshkimore për këto rastet dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese në momentin e adresimit dhe trajtimit të gjitha këtyre rasteve viktimave të krimit pa marrë parasysh llojin që po flasim. Po në veçanti kur i referohem rasteve të dhunës në familje, ngacmimeve, dhunës seksuale”, tha Rezniqi.