Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në emisionin “Tempus” në KTV tha se Gjykata Kushtetuese ia ka huqur me disa interpretime, sa i përket Ligjit për Këshillin Prokuroprial të Kosovës (KPK), pasi sipas tij, ka munguar profesionalizmi.
“Një iniciativë e cila ka mund të bëjë dallimin e reformës në sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë në sistemin prokurorial të Kosovës, ka dështuar për shkak të joprofesionalizmit” tha Miftaraj.
Ai tha se karakteristikë e këtij aktgjykimi është që në ligje kaq të rëndësishme si ai i KPK-së, vendimmarrja ka qenë unanime e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
“Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese i ka keqinterpretuar dhe keqkuptuar nenet 109-110 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës lidhur me përbërjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Miftaraj.
Ai theksoi se anëtarët e KPK-së caktohen me Ligj dhe jo me Kushtetutë dhe këtu sipas tij Kushtetuesja e ka keqinterpretuar këtë.
Gabimi i tillë, sipas tij nuk duhej të lëshohej nga Kushtetuesja.
-
Miftaraj: KPK-ja keqpërdor pavarësinë që i jep Kushtetuta
-
Miftaraj: Ligji për KPK-në dështoi pasi MD-ja nuk tregoi seriozitet në argumentimin pranë Kushtetueses
-
Miftaraj rrëzimin e Ligjit të KPK-së ia atribuon “mungesës së profesionalizmit” të VV-së
-
Miftaraj e quan kërcënim paralajmërimin e KPK-së për mosrespektim të ligjit
-
IKD: Qalaj po e bllokon zbatimin e reformës në KPK