Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, në emisionin “Tempus” në KTV tha se kamerat e vendosura në vende publike përkthehen në siguri për qytetarët, por paralelisht duhet të ekzistojë kujdesi që të mos t’iu cenohet privatësia.
“E para, me vetë faktin që vendosja e kamerave, shteti duhet të sigurohet që t’i respektojë në radhë të parë të drejtat e liritë e qytetarëve, të sigurohet që në radhë të parë ta ketë mekanizmin softuerin nëse mund ta quaj, i cili është në gjendje të kontrollohet nga shteti, informatat, incizimet nga këto kamera të mos keqpërdoren, të mos të dalin në mënyrë të paautorizuar, qoftë te personat kompetent apo qoftë jashtë në mënyrë që pastaj të thotë në radhë të parë të sigurojmë të drejtat dhe liritë e qytetarëve në kuptim të asaj që kjo pastaj të mos iu kthehet qytetareve bumerang”, theksoi Miftaraj.
Tutje, tha se në anën tjetër sa më shumë që ka kamera, sa më shumë që kemi digjitalizim të shoqërisë në këtë rast edhe të shesheve të vendeve publike, po edhe të vendeve ku ka më shumë frekuentim, do të thotë të veturave dhe qytetarëve, kjo në radhë të parë përkthehet në siguri t qytetarët.
I njëjti shtoi se kushdo që mund të bëjë një veprim që do të jetë në kundërshtime ligjin, mundësitë për t’u ballafaquar me drejtësinë janë zakonisht shumë më të mëdha.
“Në anën tjetër, paralelisht me këtë shteti, institucionet, duhet të punojnë në aspektin njerëzor, sot brenda viti parashtrojë 5- 600 kërkesë për qasje në dokumente publike për institucionet”, tha Miftaraj.
Edhe
Miftaraj: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për media
Miftaraj: Përmes publikimit të pamjeve shpeshherë cenohet dinjiteti i viktimave
Ai tha se përmes publikimit të pamjeve, shpeshherë cenohet dinjiteti i viktimave.
“Të gjitha incizimet që merren nga këto kamera u përmendën se mund të përdoren për ruajtjen e pronës, ruajtjen e lirisë, do të thotë asaj çka lidhet me njerëzit, çdo keqpërdorim në radhë të parë për ata persona të cilët lehtësisht mund të kthehen në viktimë të krimit, nëse të njëjtat mund t’u jepen grupeve të caktuara apo njerëzve të caktuar, të cilët pastaj t’i keqpërdorin për shantazhe, atëherë kalojmë në një vepër tjetër shumë të rëndë penale. Nga monitorimi jonë çka mund ta themi si Institut i Kosovës për Drejtësi është fakti që fatkeqësisht institucionet e sigurisë ku nuk bën përjashtim as Policia dhe as Prokuroria shpeshherë do të thotë prova, dëshmi që janë pjesë e një hetimi, pjesë e një procedure penale publikohen nga grupe brenda Policisë, Prokurorisë të cilat pastaj keqpërdoren për arsyeje të ndryshme”, tha Miftaraj.
Gjithashtu, ai theksoi se si në disa raste ende pa shkuar nëpër agjencitë për analiza të ndryshme të provave, publiku veçse i posedon ato nëpër rrjetet sociale apo nëpër media të caktuara dhe në këtë moment sipas tij, cenohet dinjiteti i viktimës dhe familjes.
Miftaraj: Shteti të punojë më shumë në informimin e qytetarëve rreth privatësisë
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV tha se shteti duhet të punojë më shumë në informimin e qytetarëve rreth privatësisë.
Miftaraj tha se kushdo që ka një informacion si në rastet e tilla, nëse i njëjti dëshiron ta keqpërdorë, atëherë mundësitë janë jashtëzakonisht shumë të mëdha, në radhë të parë incizimet që merren nga këto kamera.
“Çdo keqpërdorim, kjo pastaj mund të ketë pasoja në radhë të parë për ata persona që lehtësisht mund të kthehen në viktimë të krimit, nëse të njëjtat mund t’iu jepen grupeve të caktuara apo njerëzve të caktuar të cilët pastaj t’i keqpërdorin për shantazh, atëherë kalojmë në një vepër tjetër shumë më të rënd penale”, tha Miftaraj.
Edhe
Miftaraj: Në lista ka persona të dënuar për korrupsion dhe për vepra tjera penale
Ai theksoi se duhet të kemi trajnim, specializim të zyrtarëve sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale.
“Duhet ta kuptojnë rëndësinë këta persona që kanë qasje në këto informata se sa janë të rëndësishme të përdoren vetëm në procedurë hetimore, në procedurë penale, se si do të dalin në publik sepse ka një dallim të madh në mes asaj çka quhet interes i publikut me interesim të publikut”, tha Miftaraj.