Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Krasniqi thotë se ka mungesë ndëshkimesh ndaj gjyqtarëve e prokurorëve

Avokati Arbër Krasniqi ka thënë se ka pasur inicim të proceduarve disiplinore për gjyqtarë e prokurorë, por ata nuk janë ndëshkuar.

“Nga praktika e mëparshme kemi pas inicim të procedurave ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, por fatkeqësisht të njëjtit nuk janë ndëshkuar apo nuk janë degraduar nga pozita apo janë liruar nga të gjitha veprimet e tyre. Kur na kanë ardhur vendimet, kanë qenë të arsyeshme dhe të bazueshme në ligj”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Tempus” në KTV.

Sipas tij, Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet të këtë parasysh si profilizimin e gjyqtarëve, ashtu edhe performancën e tyre, duke marrë për bazë faktin e marrjeve të vendimeve të tyre edhe kthimit në rigjykim të këtyre vendimeve që i kanë marrë.

“Ky do të jetë një lloj trajnimi për këta gjyqtarë apo edhe njëfarë mase ndëshkuese për ta se secili ka me pas kujdes në marrjen e vendimeve sepse kanë për t’u ndjerë inferiorë ndaj kolegut tjetër që nuk i kthehen lëndët”, shtoi Krasniqi.