Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rritet numri i ankesave ndaj prokurorëve në Kosovë

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti është rritur numri i ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit.

Kështu është thënë në në konferencën e sotme për medie të “Drejtësia Sot”, në kuadër të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), raporton Kosovapress.

Rreze Hoxha-Zhuja nga GLPS tha se Këshilli Prokurorial ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillimin e këtyre procedurave disiplinore, duke krijuar panele hetimore.

“Të gjeturat e analizës tregojnë se në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021, kemi një trend të rritjes së numrit të ankesave dhe kërkesave për fillimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, në raport me viti 2020. Të dhënat zyrtare për periudhën 1 janar deri më 30 qershor 2021, tregojnë se KPK ka aprovuar të gjitha kërkesat për fillim të procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit, e më pas për të njëjtat ka krijuar panele hetimore. Njëkohësisht, Drejtësi Sot vlerëson se është hap pozitiv inicimi i këtyre procedurave me vetiniciativë nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorëve”, tha ajo.

Sipas saj, ligji aktual nuk e ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje.

Edhe IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë Arbëri IPK-ja gjatë vitit 2023 pranoi 1697 ankesa, arrestoi 21 punonjës policorë

“Drejtësia sot ka gjetur se ligji aktual nuk ka përcaktuar qartë llojin e masës disiplinore që shqiptohet për secilën shkelje disiplinore ose në rasti ne arritjes së një marrëveshje për pranimin e shkeljes disiplinore[...]Sa i përket praktikës së ndjekur deri më tani ‘Drejtësia Sot’ e konsideron tejet konfuz faktin që autoritetit kompetent e hedh poshtë ankesën nëse e njëjta është anonime ose shkelja e supozuar është parashkruar. Pasi autoriteti kompetent nuk po trajton fare shkeljen eventuale që është shkak për ngritjes së ankesës respektivisht nuk e konsideron fare seriozitetin e saj”, shtoi Hoxha-Zhuja.

Hoxha-Zhuja më tutje ka thënë se duhet të bëhet plotësim-ndryshimi edhe i Ligjit për Avokatin e Popullit që ndërlidhen me shkeljet disiplinore.