Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Kërveshi për rastin “Stenta”: Aktakuzë e paligjshme, mban vulën e Kryeprokurorit të Shtetit

Avokati Kujtim Kërveshi në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se aktakuza në rastin “Stenta” është e kundërligjshme.

“E para, hetimi ka qenë i kundërligjshëm pjesërisht, vetëm në institucionet e Republikës së Kosovës formalisht ekziston një procedurë ku sfidohet aktakuza në mekanizma të mbrojtjes, vetëm në Republikën e Kosovës kalon një aktakuzë, e cila kryekëput është e kundërligjshme për shkak se është ushtuar nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. E Kryeprokurori i Shtetit as nuk zhvillon hetim e as nuk ushtron aktakuzë, sepse këtë nuk e ka parashikuar legjislacioni në fuqi”, ka deklaruar Kërveshi.

Sipas Kërveshit, kjo aktakuzë është absurde nga kuptimi bazik ligjor dhe se nuk parashihet askund autoriteti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit për të zhvilluar hetim.

“Këtu është zhvilluar hetim nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, janë zgjeruar hetimet në pranverën e vitit 2016, kur prokurori i çështjes pati kaluar në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, vula e aktakuzës e mban vulën e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë tutje Kërveshi.

Sipas tij, në atë lëndë, nuk ka prova.

“Çështja e dytë, a ka prova në atë lëndë? Unë besoj që prova s’ka, po ju them pse s’ka dhe po ju flas me kompetencë. Është ngritur gjithçka në supozimin që dikush për një shkelje administrative mund të përgjigjet penalisht”, ka shtuar ai.

Edhe Agani për rastin “Stenta”: Aktakuza ishte e pabazuar TEMPUS Agani për rastin “Stenta”: Aktakuza ishte e pabazuar

Prokuroria e Shtetit, më 15 qershor 2016, kishte ngritur aktakuzë kundër Ferid Aganit, Gani Shabanit dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit”, “dhënie e ryshfetit”, “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, “ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike” dhe “shmangie nga tatimi”. Të dy u shpallën të pafajshëm në gusht sivjet.

Për shkak të numrit të madh të të akuzuarve në shkurt të vitit 2018 rasti ‘Stenta’ u nda në tri pjesë, të akuzuarit ish-ministri Ferid Agani dhe ish-sekretari Gani Shabani u gjykuan veçmas në rastin ‘Stenta 1’, mbi 40 mjekë të spitaleve publike akuzohen në rastin e njohur si ‘Stenta 2’, ndërsa pronarët dhe mjekë të spitaleve private janë pjesë e rastit ‘Stenta 3’.