Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Kelmendi: KPK-ja dhe MD-ja të ulen dhe punojnë bashkë për Ligjin e KPK-së

Ushtruesi i detyres i Kryeprokurorit te shtetit, Besim Kelmendi ne nje lidhje direkte ne emisionin Tempus te KTV-se

Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, tha se Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë duhen të ulen e të gjejnë një rrugë të përbashkët për Ligjin për KPK-në.

“Tani është mirë me u ul bashkë me Këshillin Prokurorial, Ministria e Drejtësisë dhe me gjet një rrugë të përbashkët sa i përket këtij ligji”, tha Kelmendi në emisionin “Tempus” në KTV. Ai mendon se ka njerëz në KPK që duan të bëjnë reforma në KPK.

Lidhur me procesin e vettingut, ai tha se kanë dhënë mendim si Shoqatë e Prokurorëve.

“Ai qëndrim ka qenë në përputhje edhe me mendimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, që dallon nga qëndrimi i Ministrisë së Drejtësisë. Arsyeja ka qenë se ne kemi konsideruar se edhe me ndryshime ligjore mund të bëhen reforma në sistemin prokurorial dhe mund të bëhet pastrimi i KPK-së nga prokurorë që kanë kryer vepra penale apo janë të përfshirë në kryerjen e veprave penale dhe kanë bërë shkelje të rëndë të detyrave”, tha Kelmendi.

Sipas tij, kjo ka qenë edhe arsyeja pse janë përcaktuar për opsionin e tretë, për ndryshime ligjore e jo kushtetuese.