TEMPUS

Kamberi: Asociacioni do varet nga plani franko-gjerman

Belgzim Kamberi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale (IPS) “Musine Kokalari”, në emisionin “Tempus” në KTV tha se Asociacioni do të varet nga plani franko-gjerman.

‘‘Mendoj që sot diskutimi është më shumë rreth asaj se a po bëhet njëherë Asociacioni edhe pastaj bëhet plani, marrëveshja franko-gjermane, sepse sado që nuk duken që janë të shkëputura njëra prej tjetrës, duken që janë paralele. Në këtë drejtim, mendoj që Asociacioni do të varet shumë nga a do të bëhet marrëveshja franko-gjermane sepse Asociacioni nuk do të kishte kuptim nëse Serbia nuk do të zotohej që faktikisht do të sillej në mënyrë më paqësore dhe më paqedashëse me Kosovën dhe prandaj këto janë të ndërlidhura njëra me tjetrën”, tha Kamberi.

Tutje, Kamberi theksoi se dinamika e sotme është pikërisht këtu sepse sipas tij edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pak a shumë çka është përpjekur të bëjë është të përfshihet Asociacionin brenda planit franko-gjerman apo evropian.

‘‘Plani franko-gjerman, për mua është më shumë plan i parimeve dhe tash ky plan i parimeve po duket që pak a shumë parimet me qenë të panegociueshme apo të padiskutueshme para një marrëveshje gjithëpërfshirëse’’, tha Kamberi.