Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Kamberi: Qeveria s’e ka rishikuar dialogun e as s’ka propozuar ndonjë alternativë

Belgzim Kamberi, drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka rishikuar çështjen e dialogut dhe as nuk ka propozuar ndonjë alternativë.

“Kjo Qeveri as nuk e ka rishikuar as nuk e ka ndërprerë dhe as nuk ka propozuar ndonjë alternativë”, ka theksuar Kamberi.

Sipas tij te plani franko-gjerman kemi mbërritur për shkak të situatës në Ukrainë.

“Kjo Qeveri ka ardhur në një situatë ku duhet të zbatojë Asociacionin për me marrë një premtim, një zotim për integrim në organizata multiraterale”, është shprehur Kamberi.