Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kamberi: Dje filloi themelimi i Asociacionit

Belgzim Kamberi nga “Instituti Musine Kokalari” deklaroi se prezantimi i draft-statutit të martën në Bruksel nënkupton fillimin e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai deklaroi në “60 Minuta” të KTV-së të mërkurën se deklarimet e djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lënë të kuptojnë se do të ketë vështirësi për arritjen e dakordimit për mënyrën e themelimit të Asociacionit.

Sipas Kamberit, Qeveria e Kosovës duhej të kishte harmoni me Ekipin Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit, pasi siç tha ai, ky ekip mund të propozonte Asociacion me kompetenca shumë më të thella ekzekutive.

“Çështja ishte më tepër procedurale, për të treguar që ka filluar themelimi. Tash mbeten negociatat për palët që të gjejnë një kompromis rreth Statutit...Tash nga ky draft do të negociohet dhe pala serbe do të fillojë t’i japë modelet e veta...Ka një paradoks që duket se procesi po ecën, por retorika në Serbi nuk duket se është për normalizim, e kjo varet më së shumti nga ndermjësuesit”, shtoi ai.

Kamberi theksoi se Serbia po e kushtëzon integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës në veri, e Kosova po kërkon që serbët të integrohen pa Asociacion.

“Në muajt në vijim pritet të arrihet një pajtueshmëri për themelimin e Asociacionit. Mund të pritet të vazhdojnë kundërshtimet...Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet në SHBA dhe në Parlamentin Evropian. Është edhe konteksti politik për shkak të pushtimit rus në Ukrainë dhe gjendjes mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk arrihet shpejt zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mund të rrezikojë të dështojë kjo marrëveshje”, shtoi ai.

Edhe BE-ja konsideron se Kosova ka pranuar draftstatutin për Asociacionin Arbëri BE-ja konsideron se Kosova ka pranuar draftstatutin për Asociacionin

Kamberi nga “Musine Kokalari” th se nganjëherë duket që Serbia s’është e interesuar për themelimin e Asociacionit, pos për hedhjen e fajit për moszbatim të marrëveshjes te Kosova. Kjo sipas tij, vlen edhe për palën kosovare.

“Jemi në një situatë kur palët duan të akuzojnë njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjes...Jemi në një situatë kur të gjithë e luajnë konstruktivin, por nga ana tjetër nuk duket se ka vullnet politik për t’i normalizuar marrëdhëniet”, shtoi ai.