Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se nevoja për Komision Hetimor Parlamentar ka ardhur pasi ka pasur paqartësi se ku kanë shkuar 100 milionë eurot e ndara nga Qeveria për mbështetje për qytetarët për energjinë.
“Ka pasur mospërputhje edhe ka shumë dhe paqartësi se ku kanë shkuar paratë dhe ne dëshirojmë ta dimë se ku kanë shkuar, ashtu sikurse edhe ju dëshirojmë të dimë se ku kanë shkuar ato para, prandaj ka ardhur në shprehje nevoja për Komisionin Hetimor Parlamentar. Ne asnjëherë nuk kemi aluduar në gjykim të një, dy, tre apo pesë akterëve qofshin ata institucionalë apo akterë fizikë me emra dhe mbiemra, ne kemi kërkuar llogari”, ka thënë Hoxha në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas saj, përbërja e Komisionit me anëtarë nga pozita dhe opozita, e krijon një lloj barazpeshe në raport me hetimin.
“Dhe në këtë proces, duke e ditur që përbërja nuk është vetëm opozitare, por konstalacioni i forcave në Kuvend normalisht në numra e bën edhe Komisionin Hetimor. Ajo e krijon njëfarë barazpeshe në raport të hetimit, sepse ne nuk e kemi shumicën në atë komision, vazhdon ta ketë mazhoranca. Por, tentativa, insistimi disamujor i mazhorancës për të diktuar agjendën hetuese të opozitës, në këtë rast ne si iniciues dhe partitë e tjera opozitare, mendoj që e ka sjellë Kuvendin në një momentum jashtëzakonisht delikat dhe qesharak deri diku”, u shpreh Hoxha.
-
Zvogëlohet buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore
-
Kuvendi do të hetojë rezervat e shtetit
-
Hoxha: Shteti s’është garantues për paratë e Trustit
-
Kriza energjetike: Pushteti refuzon të kërkojë dokumente që s’i përkasin periudhës së hetimit
-
PDK-ja dyshon që ZRRE-ja e Qeveria kanë pasur dakordim për çmime e tarifa