Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Shteti s’është garantues për paratë e Trustit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se shteti i Kosovës nuk është garantues për paratë e grumbulluara në Trust, derisa se tërheqja e një shume, do të ishte ndihmesë për qytetarët.

Ajo ka deklaruar në “Konfront” të KTV-së të enjten se paratë e grumbulluara mund të humbin ose të ngrihen në investimet e huaja ku janë të përfshira.

Sipas Hoxhës, Qeveria do të duhej të mendonte në aspektin njerëzor për qytetarët dhe t’ua mundësonte tërheqjen e një shume.

“Për aspektin numerik, e dimë gjendjen çfarë është në Kuvend - mazhoranca dominuese. Në një aspekt njerëzor dhe një kuptueshmëri të asaj se çka po ndodh, Qeveria është munduar t’i ndihmojë qytetarët me pako, por rezultati edhe sikur të matet, nga aspekti i shtesave për fëmijë ishte që nga 10 euro, 2 i merr banka. Mirëqenia e qytetarëve është në pikëpyetje”, ka thënë Hoxha.

Sipas deputetes së PDK-së, institucioni i Trustit e ka mbyllur 2022-n me minus 120 milionë euro më pak apo ulje të buxhetit prej 5 për qind. Sipas saj, tërheqja e parave do të duhej të bëhej për shkak të momentit kritik.

“Dikush i ka tërhequr herën e kaluar, e dikush jo. Nga inflacioni i madh dhe nga pamundësia që pagat të jenë më të dinjitetshme. Dy vjet kanë kaluar, edhe 2 vjet janë nëse Qeveria do të punojë në planin afatgjatë, por duhet punuar edhe në afate të shkurtra”, ka thënë Hoxha.

Artikuj të ngjashëm