Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvogëlohet buxheti i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla ka diskutuar në mbledhjen e sotme për shpenzimet dhe buxhetin e këtij komisioni.

Buxheti i propozuar fillimisht në vlerë prej rreth 30.000 eurosh, pas kërkesës së deputetëve të Vetëvendosjes është ulur. Pas kësaj ankese, anëtarët e komisionit e kanë votuar buxhetin në vlerë prej 26.950 euro.

Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se buxheti prej rreth 30.000 euro që është propozuar për komisionin hetimor, është i lartë.

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku u kërkoi deputetëve të Vetëvendosjes të mos bëhen “shumë të arsyeshëm”. Tha se mjetet do t’i kthehen Kuvendit nëse nuk shpenzohen.

Deputetja Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se në buxhet përfshihen edhe kompensimet për ekspertë.

Edhe Miratohet buxheti për Komisionin Hetimor për Rezervën Shtetërore LAJMET E MBRËMJES Miratohet buxheti për Komisionin Hetimor për Rezervën Shtetërore

“Nuk di si mund t'i reduktojmë sepse janë ekspertiza të shtrenjta. Nëse ka mbetur te bufeja, hiç s'ka problem. Kafet i blejmë vetë”, ka thënë ajo. 

Megjithatë shpenzimet totale të bufesë të cilat u miratuan janë 230 në muaj dhe 690 pë tre muaj.

Kryesuesi i Komisionit Rashit Qalaj tha se tabelën e buxhetit e ka bërë administrata e Komisionit.

Për ekspertët që do të angazhohen nga komisioni hetimor do të vlejë thirrja për aplikim deri të premten. Paraprakisht kryesuesi Rashit Qalaj tha se komisionit i duhej një ekspert për prokurim, një për kontabilitet. Aplikimi do të jetë i hapur në mënyrë elektronike në adresën [email protected] dhe në formë fizike.

Edhe Anëtari i LDK-së kritikon KQZ-në, ai i LVV-së Qeverinë, rreth fondit shtesë për zgjedhjet lokale LAJMET E MBRËMJES Anëtari i LDK-së kritikon KQZ-në, ai i LVV-së Qeverinë, rreth fondit shtesë për zgjedhjet lokale

Deputetët që do ta bëjnë shqyrtimin e CV-ve janë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj - kryesues, deputeti i LVV-së Halil Thaqi dhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili. Ata do t'i përcjellin listën e plotë të aplikuesve komisionit, bashkë me propozimin e grupit punues.

{gallery}