Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, tha se edhe në të kaluarën ka pasur punësime familjare, por jo sa në përmasat e qeverisjes aktuale.
“Ka qenë një normë që kur zyrtari është zënë me punësim familjar, është fsheh, është munduar të arsyetohet, i ka ardhur pak turp. Këtu çka ndodhë, këtu e sjellin personin, të afërmin e Presidentes në mbledhje të Qeverisë, e votojnë drejtoreshë të një agjensioni, pa fije turpi në mbledhje të Qeverisë, dalin në KEK 120 militantë me listë dhe dalin e mbrojnë, thonë këta janë profesionistë”, tha Gruda në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas tij, nuk është çështja se a është ky person profesionit apo jo, por është pengesë ligjore kur është familjar.
“Nuk është çështja a është profesionist, profesionist në familje munden me qenë të gjithë, problem është a ke lidhje familjare a jo, aty mbaron. Mundesh me qenë me doktoratë të Harvardit, por kur je familjar është pengesë ligjore”, shtoi Gruda.
-
Gruda: Çështja e hetimit të krimeve të luftës nuk duhet të bëhet politike
-
Gruda për pjesëmarrjen në seancën konstituive: Po e bëjmë këtë lëshim shkaku i 16 shtatorit
-
Gruda: Kushtetuta nuk është statut i Vetëvendosjes
-
PDK-ja me kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave në detyrë
-
Gruda: Sot po rrënohet Kushtetuta, jo më nga Millosheviqi por nga njerëzit e zgjedhur nga populli