Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka thënë se kanë filluar hetimet disiplinore për gjyqtarët të cilët kanë konsumuar përgjegjësi disiplinore dhe se atyre tashmë iu është pezulluar paga.
“Pra, miratimi i dorëheqjes do të ishte një lloj ngushëllimi ose një lloj privilegji për gjyqtarët që do duhej t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor. Nuk po e amnistojmë askënd, kjo është e sigurt, as në periudhën e mëhershme, është Këshilli Gjyqësor i vetmi institucion që ka reaguar në situata të tilla edhe ma herët, edhe tash po reagojmë”, tha Zogaj në “Tempus” të KTV-së.
Ai ka thënë se kanë pranuar njoftimet nga autoritetet kompetente për fillimin e hetimeve, dhe se sipas tij po presin kërkesa, do të themelohet paneli dhe të gjithë ata që do të jenë përgjegjës do të nxirren si përgjegjës.
“Përndryshe, për me heq çdo dilemë të gjithë gjyqtarët, të gjithë administrata janë kompensu deri më datën 7 sa kanë qenë në punë. Ka një vendim i cili realisht e pezullon pagesën por nuk i nxjerrë nga lista sepse ne do të kemi një proces të rregullt të vlerësimit të secilës dorëheqje”, tha Zogaj në Tempus.
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka thënë se ka pasur kërcënime e shantazhe për gjyqtarët në veri të vendit dh se ka prej tyre që kanë konsumuar përgjegjësi disiplinore.
“Ka pasur pafundëshisht komente që ka pasur detyrim që të jepin dorehehqeje, ka pas kërcënime, shantazhe, frikë etj, diçka që duhet të hetohet nga sistemi”, tha Zogaj.
Ai shtoi se ka pasur edhe gjyqtarë që kane konsumuar përgjegjësi disilinore për të cilët ka filluar hetimi, ku sipas tij miratimi i dorëhqjes do ishte një lloj ngushëllimi apo një lloj privilegji për gjyqtarët që do të duhej t’i nënshtroheshin një procesi disiplinor.
Zogaj tha se mbi të gjitha sistemi gjyqësor nuk vepron me emocione, por vepron mbi bazën e analizave dhe kujdesin e duhur per cdo cështje.
Sipas tij, kjo ceshtje është prej çështjeve më sensisitive që është përballë sistemi në vitet e fundit, pasi që realisht ka demtuar në themel procesin e integrimit që ka qenë një prej investimeve më të medha.
“Ne e kemi trajtu me shumë kujdes, pavarësisht se i jemi nënshtru një lloj presioni publik që të miratohen sa më shpejtë dorëheqje. Gjyqtarët nuk mund të zëvendësohen në një ditë, prandaj kemi pas kujdes duke u mbështet edhe në rrethanat që e detyrojnë sistemin gjyqësor me pas kujdesin e duhur , ka thënë Zogaj.
Zogaj: Jemi pro vettingut
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), ka thënë se në përgjigjen e konceptit të parë që është bërë për Vettingun, KGJK ka propozuar disa çështje e që sipas tij janë saktësisht po ajo çfarë është thënë në Opinionin e Venecias.
“Jemi pro asaj reforme, kemi qenë dhe jemi, ne kemi thane që do të humbet kohë në atë diskutim, po humbet kohë jemi të sigurt që sado kohë që të humbim na prapë do të ulemi për reformën që na pret”, u shpreh ai.
Sipas këtij, këto reforma kanë të bëjmë me çështjet që kanë të bëjnë me përforcimin e mekanizmave të brendshëm, llogaridhënia, disiplinimi, verifikimi, përformanca dhe pasuria, duke përfshirë edhe zhvillimin e shkathtësive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ndërsa, sa i përket ndryshimeve kushtetuese ai tha që nuk e përkrahin pasi janë të panevojshme.
“Absolutisht jo, ndryshimet kushtetuese janë të panevojshme pasi nuk ka një analizë. Nëse bëhet një analizë kredibile që ky menaxhment e pengon zhvillimin dhe reformën ne jemi të gatshëm me u terhjek”, ka thënë ai.