TEMPUS

Demolli-Nimani thotë se RTK-ja është kapur

Mexhide Demolli-Nimani

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se ka kapje të Radio Televizionit Publik të Kosovës dhe se që nga Pavarësia, sipas saj, nuk është parë qasje e tillë e asnjë Qeverie karshi mediave.

“Që nga Pavarësia nuk është parë një qasje e tillë e asnjë Qeverie karshi mediave, karshi zërit kritik ta quaj, sikurse ka ndodhur gjatë kësaj Qeverie. Kemi parë linçime qoftë për gazetarë, qoftë për mediume të caktune, po këtu ndoshta ka zënë më shumë hapësirë edhe vetë pjesa për Radio Televizionin e Kosovës në raportin e përmendur (Raportin e Progresit)”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, ka kapje të RTK-së, pavarësisht se siç thotë në fillim u tentua të bëhet bordi i pavarur.

“Por që nuk zgjati shumë dhe ndryshimet me kalimin e kohës sepse edhe bordi ka mandate e kufizune secili anëtar i bordit ku bëhet ndarja me short, u ndryshu edhe qasja. Normal që ka zënë vend qoftë nga dorëheqja e drejtorit, e zëvendësdrejtorit e ushtrueses së detyrës, anëtarëve të bordit pas gjithë atij skandali që ndodhi sa i përket publikmit të lajmit për dy mediume tjera nga vetë RTK-ja dhe të gjitha këto kanë zënë vend dhe ne e pamë edhe dje vazhdojmë të kemi sulme nga udhëheqësit aktual të mediumit publik karshi gazetarëve tjerë”, u shpreh ajo.

Drejtoresha e Lëvizjes FOL tha se asnjëherë nuk ka parë sulme më të mëdha sesa kjo Qeveri ndaj mediave dhe cilësime për çdo gazetar që siç tha ajo “mendojnë ndryshe”. /BetimipërDrejtësi


Gashi: Kontratat njëburimore sjellin situata të keqpërdorimit të buxhetit e mosofrimit të shërbimeve të caktuara

Diellor Gashi, hulumtues i lartë në Iniciativën për Progres (INPO), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se kontratat burimore po shfrytëzohen nga autoritetet kontraktuese nga paaftësia apo papërgjegjshëria në zhvillimin e procedurave të rregullta.

“Këto kontrata janë duke u shfrytëzu nga autoritetet kontraktuese për shkak të paaftësisë ose papërgjegjëshmërisë së tyre në zhvillimin e procedurave të rregullta përmes kontratave të hapura, kjo ka pasoja të ndryshme që lidhen me menaxhimin e buxhetit, me transparencën e përjashtimin e operatorëve të tjerë të cilët mund të ofrojnë shërbime të njëjta ose më të mira në aktivitetet e prokurimit publik”, tha Gashi.

Sipas tij, kjo mund të sjellë në situata të keqpërdorimit të buxhetit ku dëmtohet paraja publike dhe po ashtu shërbimet të caktuara mund të mos ofrohen në mënyrë të duhur.

Hulumtuesii tha se edhe në Raportin e Progresit rekomandohet që të evitohet kjo formë e kontraktimit të shërbimeve në prokurim dhe të përmirësohet mënyra e formulimit të dosjeve të tenderëve dhe të plotësohen kapacitetet e autoriteteve kontraktuese në defininimin e specifikave konkrete, gjithpërfshirëse dhe jodiskriminuse. /BetimipërDrejtësi


 

Jakaj: Mungesa e kuorumit- sëmundje kronike për Kuvendin, përmendet edhe në Raportin e KE-së

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se shumica parlamentare është në mungesë për formimin e kuorumit, të cilët nuk e kanë shumicën e nevojshme të deputetëve për t’i kaluar ligjet.

Jakaj tha në “Tempus” se Raporti i Progresit ka konfirmuar gjetjet e IKD-së për punën e Kuvendit.

“Kuvendi është përballë me vështirësistë në kuorum për të cilën ne kemi konsideru që kjo është bërë tashmë sëmundje kronike, për të cilën përgjegjës kryesor është shumica parlamentare, në ndërkohë Raporti i Progresit përmend atë që e kemi thënë edhe ne, që Kuvendi ka rritur në tejmase, nuk ka më as në legjislaturat e kaluara se si është rritë procesi i miratimit me procedurë të përshpejtuar të projektligjeve më të rëndësishme”, ka thënë Jakaj.

Ai tha se në vitet e kaluara ka qenë Ligji për Zyrtarë Publikë, Ligji për Byronë, refuzimi i Qeverisë për t’iu përgjigjur Kuvendit që ka ndikuar pastaj edhe në dobësim të rolit të Kuvendit.

Jakaj shtoi se ka pasur mungesë të aftësisë së Kuvendit për t’i mbajtur përgjegjës Agjencitë dhe për t’i vlerësuar performancat e tyre.

Sipas tij, ka një numër të madh të Komisioneve Hetimore ku opozita parlamentare ka përdorë këtë instrument të pakicës parlamentare, e në ndërkohë shumica ka refuzuar në mënyrë që ta pengojë kuorumin në komisione hetimore.

“Grupi më i madh parlamentar ka zbritur në numrin 53, nuk e ka shumicën e nevojshme për t’i kalu ligjet, përveç kur po gjen deputetë të caktuar, por këtë nuk po e përcjellë me efikasitet në kuptimin që të ndërtojë konsensus edhe duke i shkru në mënyrë zyrtare, në mënyrë transparente edhe grupit parlamentar të Listës Serbe”, tha Jakaj. /BetimipërDrejtësi


Jakaj: Qeveria s’ka marrë për bazë asnjë vërejtje nga faktori ndërkombëtar e as nga shoqëria civile

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), në emisionin “Tempus” në KTV, tha se shumica parlamentare në vazhdimësi nuk i kanë marrë për bazë vërejtjet e ndërkombëtarëve e as ato të shoqërisë civile.

Jakaj tha se Kuvendi apo shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka marrë për bazë as vërejtjet e Bashkimit Evropian, as ato të opinionit të Komisonit të Venecias, e as vërejtjet e shoqërisë civile.

“Në vitin 2021, kur e kemi publiku raportin për Ligjin për konsifkimin e pasurisë së pajustifikueshme, gjetjet e tona në atë raport janë konfirmu të gjitha në Raportin e Komisionit të Venecias, të gjitha gjetjet që i kemi bërë në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial janë konfirmuar edhe nga Komisoni i Venecias, janë konfirmuar pastaj edhe nga dokumentet e tjera të organizatave ndërkombëtare nga Ambasada Amerikane, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Jakaj.

Ai tha se ka pasur një refuzim të paarsyeshëm dhe të çuditshëm të Qeverisë dhe të Kuvendit, që opinonet të mos i përfshijë dhe mos t’i marrin për bazë. /BetimipërDrejtësi


Gashi: Ligji për Prokurim Publik s’po bëhet, përmendet edhe në Raportin e Progresit

Diellor Gashi

Diellor Gashi, hulumtues i lartë në Iniciativën për Progres (INPO), tha se Ligji për Prokurim Publik nuk po bëhet edhe pse përmendet në Raportin e Progresit, i cili u publikua më 30 tetor 2024.

Ai tha në “Tempus” se ka qenë e paraparë në planin legjislativ që deri në muajin mars të adresohet në Qeveri dhe më pas dhe në Kuvend, por që nuk ka ndodhë.

“Janë një varg i çështjeve që duhet të adresohen me këtë Ligj, duke u nisë prej çështjeve që kanë të bëjnë me inkorporimin e platformës elektonike të prokurimit pubik që aktualisht nuk figuron as në dispoziatat të ligjit, as të akteve tjera përcjellëse nënligjore”, tha Gashi.

Ai shtoi se ka edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me funksionalizimin e trupave të shkallës së dytë, pra me Organin Shqyrtues të Prokurimit.

“Ju e dini që tash e sa kohë ky organ nuk është i kompletun me të gjithë personat përgjegjës apo Bordin për shkak të dorëheqjes së kryetares së këtij bordi dhe çka ka ndodhë është që është bërë ushtruesi i detyrës, por që mangësia e dispoziatave ligjore bën që nuk dihet deri kur do ta ushtrojë atë funksion të detyrës”, u shpreh Gashi.

Hulumtuesi theksoi se ka të bëjë edhe me procedurat vendimmarrëse brenda OSHP-së dhe çështjen e ankesave, kontratat një burimore, e të tjera. /BetimipërDrejtësi


Jakaj: Qeveria Kurti refuzon që vullnetshëm të jetë e përgjegjshme para institucioneve të drejtësisë

Naim Jakaj

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Qeveria Kurti refuzon të jetë e përgjegjshme para institucioneve të drejtësisë ose institucioneve tjera, siç është Kuvendi i Kosovës.

Jakaj, paraprakisht tha se prej vitit 2019 nuk kemi Strategji Kundër Korrupsion, e që siç theksoi janë dërguar dy drafte në dy grupe punuese.

“Në ndërkohë, ajo nuk ka arritur të miratohet për shkak që si IKD në të dy grupet punuese, në të dy herat ku është sjellë Strategjia Kundër Korrupsion ne kemi thënë që Strategjia përmban të meta kushtetuese, të meta ligjore në ndërkohë ajo duhet të adresohet. Prej muajit mars të këtij viti, asnjëra çështje nuk është adresuar dhe tashmë nuk ka Strategji Kundër Korrupsion”, tha Jakaj.

I ftuar në “Tempus”, hulumtuesi Jakaj theksoi se kjo tregon një premtim të cilin Qeveria Kurti nuk arrin ta bëjë me dokumente strategjike. Tha se Qeveria po refuzon të përgjigjet edhe para opozitës së Kuvendit.

“Refuzon që të bëhet pjesë e dëshmisë osë në mënyrë të vullnetshme të jetë e përgjegjshme para institucioneve të drejtësisë ose institucioneve siç është Kuvendi i Republikës së Kosovës, të përgjigjet në mënyrë kushtetuese për problemet që kanë lindur ta zëmë të rezervat shtetërore, te rezervat e naftës, te rezervat ushqimore. Do të thotë shumica parlamanetare ka katër senaca të jashtëzakonshme që nuk merr pjesë dhe nuk i përgjigjet opozitës parlamentare që publikun ta njoftojë me gjetjet ose me problemet ose t’i përgjigjet Kuvendit me atë se pse ka ndodhë një gjë e tillë”,u shpreh Jakaj.

Sipas Jakajt, njëjtë si  Straetgjia kundër Korrupsion është edhe Strategjia për Sundimin e Ligjit, ku tregoi se si IKD kanë publikuar dy raporte që evdientojnë regres në secilin vit.

“Krejt raporti i Strategjisë për Sundim të Ligjit, ku një pjesë i kushtohet edhe luftës antikorrupsion, ka probleme të caktuara edhe të meta kushtetuese të cilat si IKD i kemi trajtuar dhe pastaj janë adresu në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Jakaj. /BetimipërDrejtësi


Demolli-Nimani: S’ka vullnet për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsion

Mexhide Demolli-Nimani

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se nuk ka vullnet politik për hartimin e Strategjisë Kundër Korrupsionit.

“Unë mendoj se nuk ka vullnet se ekspertiza, fatmirësisht në Kosovë vazhdojnë me pas shumë donatorë të cilët i ndihmojnë institucioneve të ndryshme dhe kishin sjellë çfarëdolloj eksperti sikur të kishte vullnet politik, por dyshoj që ky ka mungu përderisa tashmë po hyjmë në muajin dhjetor muajin tjetër dhe bëhen dy vite prej kur është hartu grupi punues i cili do ta bëjë këtë Strategji. Madje edhe vetë afati i paraparë për hartimin e një Strategjie ka qenë i tejzgjatur pothuajse një vit edhe ka qenë e paarsyshme një vit me pas kohë dhe mos ta arrijë ta bëjë brenda kohës”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, aty po kalon edhe një vit tjetër dhe në çdo takim të grupit punues ishte sjellë një draft ndryshe nga ai paraprak dhe nuk kanë mundur ta kuptojnë nëse po punohet në një dokument të njëjtë apo ka ndërhyrje nga jashtë punës në grup punues apo çfarë po ndodh.

Ajo shtoi se kjo tregon se nuk ka pasur vullnet politik, pasi sipas saj, është e lehtë ta dish se çka po dëshiron të arrin me atë Strategji dhe në të cilët sektorë të fokusohen. /BetimipërDrejtësi


Shoqëria civile vlerëson se gjetjet e Raportit të Progresit janë të ngjashme me ato të viteve paraprake

Betimi

Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë ekzekutive e Lëvizjes FOL, tha se Raporti i Progresit për këtë vit, është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar, pasi shumica e gjetjeve janë të njëjta.

E ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, Demolli-Nimani tha se këto mangësi shoqëria civile i vë në pah gjatë gjithë vitit, teksa shtoi se Qeveria duhet të bëjë më shumë t’i adresojë këto gjetje.

“Vetë fakti që të gjitha rekomandimet me përjashtim një që ka të bëjë me Kodin e ri doganor janë pjesërisht të adresuara, ose nuk janë të adresuara fare, tregon mjaft mirë se sa është bërë në këtë drejtim. Mendoj se është një raport shumë realist në gjendjen të cilën jemi dhe atë se çfarë është bërë në këtë drejtim sa i përket procesit të integrimit nëse veç po synojmë të jemi atje”, tha Demolli-Nimani.

Sipas saj, ka dy vite që pothuajse po përsëriten gjetjet dhe nuk ka ndonjë progres as në administratë publike e as në sektorin e drejtësisë. Tha se jemi më keq sa i përket lirisë së medieve.

Kurse, Diellor Gashi, hulumtues i lartë në Iniciativën për Progres (INPO), tha se Raporti është pothuasje përësitje e gjetjeve dhe sfidave të identifikuara nga Raporti i kaluar. Kjo sipas tij reflektohet në të gjithë sektorët.

“Si organizatë kemi identifiku-trajtu pjesën e ështjeve që lidhen me prokurim publik që për neve mbesin një nga pikat sfiduese për institucionet e shtetit dhe ajo që vlen të veçohet është se rekomandimet e vititi paraprak të Raportit të Progresit mbesin të njëjta në të gjitha pikat”, tha Gashi. /BetimipërDrejtësi