Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se Kosova nuk po mundet të përfitojë gati 900 milionë euro si pasojë e moskonstituimit të Kuvendit.
Ai e tha këtë në “Tempus” në KTV përderisa po diskutohet për pasojat e moskonsitutimit të Kuvendit.
“Unë besoj që partitë politike, por me theks të veçantë partia që ka fituar më së shumti deputetë, vota në zgjedhjet e fundit, duhet të tejkalojnë qoftë egot personale, qoftë egot partiake”, tha Miftaraj.
Ai theksoi se do të duhej të viheshin në peshore interesat e Republikës së Kosovës, interesat strategjike të Republikës së Kosovës, në raport me interesat partiake apo personale.
“Me vetë faktin që Kosova mund të themi se është vendi i vetëm bashkë me Serbinë që ende s’po mundet ta ratifikojë marrëveshjen për rritjen ekonomike ku Kosova do të përfitonte afërsisht nëse nuk gaboj rreth 887 milionë euro, sigurisht në faza, ku kësti i parë do të ishte rreth 60 milionë euro. Por, edhe shumë iniciativa të tjera, siç ishte rasti me Këshillin e Evropës, apo me shumë me shumë politika të tjera të cilat janë me interes për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Sipas Miftarajt, do të duhej që të gjendej një zgjidhje, një kompromis i cili do t’i tejkalonte këto sfida.
Osmanaj: LDK-ja po ik nga përgjegjësia, as s’po do me partinë e parë as me tjerat
Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke ikur nga përgjegjësia.
Ai e tha këtë në “Tempus“, ku u diskutua për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit.
“Kjo është me i ik përgjegjësisë, domethënë ajo që po bën Lidhja Demokratike. Unë nuk po du as me këtë bllok, as me këtë bllok. Po mendoj është njëfarë ikje e përgjegjësisë. Okej, nuk po don me kanë me partinë e parë, krejt në rregull është, ka mundësi tjera” tha Osmanaj.
Ai tha se propozimi i LDK-së në fillim ka qenë utopik.
“Se edhe në fillim propozimi i tyne u kanë pak utopik, e quajshin Qeveri tranzicioni, e mandej kur e panë që nuk po ka sens hiç, mandej tentun me ndryshu, jo Qeveri uniteti”, shtoi Osmanaj.
Sipas tij, mundet me pas një lloj dakordimi të tillë për interesa madhore, si për dialogun, për marrëveshjet ndërkombëtare e të tjera, pa qenë pjesë e Qeverisë. /BetimipërDrejtësi
Bajraktari: Të shkohet në Kushtetuese pa vendimmarrje mund të vlerësohet si çështje e papranueshme
Avokati Ardian Bajraktari tha se pa vendimmarrje nuk ka asnjë rast kur Gjykata Kushtetuese i ka trajtuar çështjet në formë të pyetjeve.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese që nga viti 2018 pa vendimmarrje nuk ka asnjë rast kur i ka trajtuar rastet në formë të pyetjeve.
Sipas tij, në vitin 2014, Kushtetuesja e ka interpretuar çka do të thotë grupi më i madh parlamentar dhe e drejta e subjektit- e nominimit të kandidatit.
“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kuptohet si një mekanizëm këshillëdhënës, ajo është për të vlerësuar nëse një vendim është në pajtim me Kushtetutën si nga përmbajtja ashtu edhe nga procedura”, tha Bajraktari.
Ndërsa, Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), tha se jemi peng i Rregullores se punës së Kuvendit, ku nuk lejohet debat parlamentar në seancë konstituive.
“Ideja e seancës konstituive është më shumë formale dhe ceremoniale për të themeluar institucionet dhe për fillim të punës”, tha Osmanaj. /BetimipërDrejtësi
Miftaraj: Autoriteti i Konkurrencës u thirr t’i raportojë Besnik Bislimit, shkelje flagrante
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se është shkelje flagrante fakti që Autoriteti i Konkurrencës u thirr t’i raportojë zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimit.
“Ne si IKD kemi pasur pothuajse informata të vazhdueshme që jo vetëm tek zëvendëskryeministri Bislimi, por edhe te kryeministri Kurti, kemi pasur numër të kryetarëve të bordeve, anëtarë të bordeve të pavarura, të cilët i raportojnë drejtpërdrejt Kuvendit, të cilët kanë shkuar i kanë raportuar apo kanë marrë instruksione nga Qeveria për mënyrën e funksionimit të institucioneve. Fatkeqësisht për shtetin, fatmirësisht për neve, ne këtë e zbuluam përmes Autoritetit të Konkurrencës”, tha Mitaraj në “Tempus“.
Anëtarët e AKK-së, Miftaraj thotë se e pranuan se janë ftuar nga Bislimi, i cili ka kërkuar info se çfarë po ndodh në institucion, duke kërkuar edhe shqiptim të gjobave.
“Kjo në një shtet demokratik, në një shtet ligjor është ndërhyrje flagrante e Zyrës së Zëvendëskryeministrit ndaj një autoriteti të pavarur siç është Autoriteti i Konkurrencës”, tha Miftaraj.
Sipas tij, nëse do të kishim një shtet ligjor, do të kishim emërimin e këtyre institucioneve, të personave me integritet e profesionistë të pavarur, të njëjtit në asnjë rrethanë nuk do të pranonin që të raportojnë apo të marrin urdhra nga një zëvendëskryeministër për punën që ata duhet ta bëjnë në mënyrë të pavarur dhe që duhet të raportojnë vetëm në Kuvend.
“Këto situata ndodhin në situatën ku jemi, ku s’kemi Kuvend, ku Qeveria është duke marrë një numër të madh të vendimeve, të cilat jorrallëherë bien në kundërshtim me Ligjin e Qeverisë”, tha Miftaraj.
Miftaraj tha në “Tempus” në KTV se lidhur me konstituimin e Kuvendit, Vetëvendosja do duhej të gjente rrugën e kompromisit.
Ai theksoi se mënyra si është dërguar në Gjykatë Kushtetuese rasti i Kuvendit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dyshon se mund të ofrojë zgjidhje praktike.
Moskonstituimi, Miftaraj tha se sjell paralizë shtetërore, ku shumë borde do të mbesin pa kuorum.
Demhasaj thotë se marrëdhëniet me SHBA-në janë në pikën më të ulët ndonjëherë, andaj kemi krizë
Juristi Arton Demhasaj, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë në pikën më të ulët ndonjëherë.
Një gjë të tillë, Demhasaj e tha duke fajësuar qeverinë Kurti se ka marrë veprime duke sjellë marrëdhëniet me SHBA-në në pikën më të ulët.
“Nëse flasim për një vend mik që ka dhënë shumë për këtë vend, edhe ai vend është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse shohim që për katër vite të qeverisjes së tij, nuk e ka bërë asnjë veprim, për me i zhvillu ose me i rritë ma shumë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por përkundrazi ka marrë veprime e vendime që kanë pru ndoshta marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në pikën më të ulët që e ka pas najherë Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Demhasaj.
Ai tha se si mund të pritet që deputetë nga partitë tjera ta përkrahin Vetëvendosjen, duke pasur parasysh të gjitha problemet, që sipas tij, i ka shkaktuar.
“Domethënë ky njeri nuk ka qenë në gjendje për katër vite qeverisje me e bo një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prandaj e kemi këtë situatën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po intervenojnë në këtë rast”, shtoi Demhasaj.
Sipas tij, SHBA thjesht nuk duan të intervenojnë që të japin zgjidhje në këtë rast.
“Sepse ne e dimë që në të kalumen sa herë që kanë ndërhy ata, brenda 24 orëve i kanë dhënë zgjidhje. Por, thjesht nuk dojnë me këtë njeri me bo zgjidhje për shkak të kalumes dhe për shkak të veprimeve që ky i ka marrë në të kalumen dhe fajtori kryesor është ai”, tha Demhasaj.
Demhasaj: VV-ja po tenton ta ndryshojë mënyrën e votimit në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit
Juristi Arton Demhasaj tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton ta ndryshojë mënyrën e votimit në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
“Në mënyrë kundërkushtetuese, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit, partia e parë- pra Vetëvendosja po tenton me ndryshu mënyrën e votimit që është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, tha ai.
I ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, Demhasaj tha se Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon një gjë të tillë, ngase kjo nuk është seancë e rregullt plenare, por seancë konstituive- ku dihet qartë që qysh në takimin e parë kryetari i Kuvendit i fton krerët e partive politike, ku merren vesh për mënyrën e votimit.
Juristi thotë se në takim, partitë u morën vesh për mënyrën e votimit, por që rrugës po tentohet të ndryshohet në votim të fshehtë që është në kundërshtim me praktikën që ka pasur deri tani Kuvendi. Tha se partia e parë nuk i ka votat për formimin e Qeverisë.
“Arsyeja është një dhe e vetme, dhe ajo është që partia e cila ka dalë e para në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk e ka shumicën e duhur parlamentare për me kriju Qeverinë, pra thjesht nuk ka numra për me kriju Qeverinë dhe po e mban presionin me konstituim të Kuvendit dhe nuk po e lejon me u konstituu Kuvendi dhe me vazhdu pastaj me krijimin e Qeverisë, duke e ditur që afati pastaj nga momenti kur e merr mandatin nga Presidentja për me kriju Qeverinë i ke 15 ditë dhe nuk ka numra për 15 ditë me kriju Qeverinë”, tha Demhasaj.
Në këtë mënyrë, sipas tij, partia e parë- Lëvizja Vetëvendosje po e mban presionin te konstituimi i Kuvendit, duke mos lejuar të dalë presioni tek Qeveria sepse mund ta humb mandatarin në mungesë të votave dhe mund ta bëjë qeverinë dikush tjetër që i siguron votat.
Ai tha se janë dhënë disa alternativa për të dalë nga kriza nga partitë që kanë qenë në opozitë, por që LVV ka ngulur këmbë tek emri i Albulena Haxhiut.
Osmanaj: LDK-ja po ik nga përgjegjësia, as s’po do me partinë e parë as me tjerat
Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), tha se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke ikur nga përgjegjësia.
Ai e tha këtë në “Tempus“ në KTV, ku u diskutua për pasojat e moskonstituimit të Kuvendit.
“Kjo është me i ik përgjegjësisë, domethënë ajo që po bën Lidhja Demokratike. Unë nuk po du as me këtë bllok, as me këtë bllok. Po mendoj është njëfarë ikje e përgjegjësisë. Okej, nuk po don me kanë me partinë e parë, krejt në rregull është, ka mundësi tjera” tha Osmanaj.
Ai tha se propozimi i LDK-së në fillim ka qenë utopik.
“Se edhe në fillim propozimi i tyne u kanë pak utopik, e quajshin Qeveri tranzicioni, e mandej kur e panë që nuk po ka sens hiç, mandej tentun me ndryshu, jo Qeveri uniteti”, shtoi Osmanaj.
Sipas tij, mundet me pas një lloj dakordimi të tillë për interesa madhore, si për dialogun, për marrëveshjet ndërkombëtare e të tjera, pa qenë pjesë e Qeverisë.

Bajraktari: Të shkohet në Kushtetuese pa vendimmarrje mund të vlerësohet si çështje e papranueshme
Avokati Ardian Bajraktari tha se pa vendimmarrje nuk ka asnjë rast kur Gjykata Kushtetuese i ka trajtuar çështjet në formë të pyetjeve.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese që nga viti 2018 pa vendimmarrje nuk ka asnjë rast kur i ka trajtuar rastet në formë të pyetjeve.
Sipas tij, në vitin 2014, Kushtetuesja e ka interpretuar çka do të thotë grupi më i madh parlamentar dhe e drejta e subjektit- e nominimit të kandidatit.
“Gjykata Kushtetuese nuk duhet të kuptohet si një mekanizëm këshillëdhënës, ajo është për të vlerësuar nëse një vendim është në pajtim me Kushtetutën si nga përmbajtja ashtu edhe nga procedura”, tha Bajraktari.
Ndërsa, Egzon Osmanaj, menaxher i programit në Fondacionin Friedrich Ebert (FES), tha se jemi peng i Rregullores se punës së Kuvendit, ku nuk lejohet debat parlamentar në seancë konstituive.
“Ideja e seancës konstituive është më shumë formale dhe ceremoniale për të themeluar institucionet dhe për fillim të punës”, tha Osmanaj.
