TEMPUS

Deliu: VV që thirrej në transparencë, sot provon të cenojë institucionet e Republikës përmes votimit të fshehtë

blerta

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e cenon rendin kushtetues dhe institucionet e Republikës përmes përpjekjeve për të imponuar votimin e fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit.

E ftuar në emisionin “Tempus” në KTV, Deliu tha se Vetëvendosje, një parti që për vite me radhë është thirrur si gardiane e transparencës dhe llogaridhënies, sot po tenton të ndryshojë një proces kushtetues që gjithmonë ka qenë me votim të hapur.

“Arkiva është pasqyra më e mirë e një subjekti politik. Ata që për vite janë thirrur në transparencë, sot përpiqen ta kthejnë një proces kushtetues në një votim të mbyllur. Kjo është cenim i institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës”, tha Deliu.

Ajo theksoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe duhet të zbatohet në tërësi, pa interpretime të njëanshme nga ndonjë grup parlamentar.

“Me keqardhje them se kanë shkelur Kushtetutën mbi 11 herë. Do ta respektojmë në përpikëri aktgjykimin, por nuk do të lejojmë asnjë imponim mbi mënyrën se si duhet të votojmë”, shtoi ajo.

Deputetja kujtoi edhe rastin kur Kadri Veseli ishte kandidat për kryetar të Kuvendit, duke thënë se Vetëvendosje atëherë kishte kundërshtuar kategorikisht çdo mundësi për ta votuar atë, dhe se sot është duke u sjellë në kundërshtim me qëndrimet e saj të mëparshme. /BetimipërDrejtësi

Lexo përditësimet tjera
vigan qorolli

Qorrolli: Partitë politike po lexojnë dromca të aktgjykimit të Kushtetueses, risi e vendimit 30 ditëshi

Vigan Qorrolli, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë tha se partitë politike po lexojnë “dromca” të aktgjykimit...