Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka theksuar se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) thekson korrupsionin serioz nga Qeveria në Kosovë.
Deputetja e PDK-së ka deklaruar se raporti i DASH-it dhe ai i Freedom House flasin për gjendjen e rëndë dhe se nuk ka pasur fare progres në situatën politike në Kosovë.
“I kemi pa me shqetësim sepse janë dy raporte, raporti i DASH-it dhe raporti i Freedom House, të cilat flasin për gjendjen e rëndë dhe sidomos goditjen e tri shtyllave kryesore të demokracisë në vend, po flas këtu veçanërisht për Departamentin Amerikan të Shtetit. Kjo flet për një Qeveri e cila nuk i ka marrë në konsideratë vërejtjet të cilat janë dhënë në vitin paraprak, sepse raporti që në start i DASH-it, thotë që nuk ka pasur fare progres në situatën politike në Kosovë, për më keq raporti përmend korrupsionin serioz qeveritar”, është shprehur Deliu në emisionin “Tempus” në KTV.
Deputetja ka theksuar se si opozitë kanë ngritur shqetësime të shuma lidhur me aferat që kanë ndodhur në këtë Qeveri, por që Kryeministri Albin Kurti i ka marrë në mbrojtje personat e përfshirë në këto raste.
“Qeveria po hyn në vitin e katërt të qeverisjes së saj Qeveria Kurti dhe si opozitë jemi munduar në Kuvend të flasim hapur për shqetësimet e shumta të cilat i kem qysh prej aferës së Martin Berishajt, të aferës me rezerva shtetërore, pastaj të zhvillimeve të rënda të cila kanë ndodhur edhe në KEK për kontratat sekrete të cilat kanë kapur vlerën prej 250 milionë euro dhe për shumë afera tjera të cilat ju e dini se Qeveria jo që nuk ka marrë masa por ne kemi një Kryeministër që në seanca plenare i ka marrë në mbrojtje personat e aprostorfuar”, ka deklaruar Deliu.
Ajo ka thënë se këtë e thotë edhe raporti i DASH-it, i cili sipas saj, thekson që jo vetëm ka pasur korrupsion serioz qeveritar, por edhe se ka pasur mungesë të ndëshkuesmërisë dhe pengim të drejtësisë nga eksponentë të lartë të Qeverisë.
Deliu: Qeveria e shkarkoi shefin e Task-Forcës, përkrah Krasniqin e Berishajn që po hetohen për vepra penale
Deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se Qeveria Kurti e ka shkarkuar shefin e Task-Forcës, Shemsi Haziri, ndërsa i përkrah personat që siç ka theksuar ajo, po hetohen për vepra penale.
“Përpjekjen e shumicës për të iu kthyer të kaluarës në mungesë të rezultateve qeverisëse, ne e kemi parë tash e sa kohë, gjithmonë adresë janë të kalimet në ndërkohë që u tha këtu që motoja kryesore e partisë që udhëheq sot në vend ka qenë luftimi i korrupsionit, tash më thoni ju mua qysh mundet Albin Kurti me qenë shembull i cili i ka hapë rrugë drejtësisë dhe e ka luftuar korrupsionin kur e shkarkon njeriun kryesor që udhëheq hetimet në Policinë e Kosovës, Shemsi Haziri, i cili është marrë me hetimin e pesë personave që kanë qenë të përfshirë në vepra penale përfshirë këtu edhe Martin Berishajn, përfshirë këtu edhe Nagip Krasniqin”, ka deklaruar Deliu.
Ajo e ka akuzuar pushtetin aktual për nepotizëm.
“Çka po ndodhë me nepotizmin, shembujt e fundit që i kemi pa veç brenda Kuvendit s’po flas për më tutje, çka po shohim ne sot në punësimet e shumta në institucione të pavarura, në borde prej një Qeverie që gojën plotë e ka pas që s’ka, miqtë, dajtë e hallat e tezet i kemi për dasma, shihi sot se kush punësohet nëpër borde cilat janë figurat që kanë influencë cilat janë figurat që marrin mesazhe prej zyrtarëve të LVV, personat me figura eminente që i kemi pa edhe vet në media që kanë dorë direkte në punësimin dhe renditjen e këtyre personave larg të punësuar në institucione të pavarura”, tha Deliu.