Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të mbështesin një mekanizëm profesional dhe të pavarur për monitorimin e procedurave pranë Dhomave të Specializuara, në përputhje me kornizën ligjore dhe garancitë për pavarësinë e gjyqësorit.
Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra duke iu referuar raportit të Avokatit të Popullit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ajo tha se shqetësimet e ngritura për të drejtat e ish-drejtuesve të UÇK-së kërkojnë trajtim serioz dhe veprim institucional.
“Kur institucioni kushtetues për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngre shqetësime të kësaj peshe, Kuvendi ka detyrim t’i shqyrtojë ato dhe të kërkojë veprim nga institucionet përgjegjëse”, deklaroi Deliu-Kodra.
Deputetja e PDK-së ngriti edhe çështjen e mungesës së mbikëqyrjes demokratike, duke theksuar se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur mundësi reale për të ushtruar mbikëqyrje dhe për të kërkuar llogaridhënie mbi funksionimin e tyre.
Deliu-Kodra përmendi shqetësimet për respektimin e jetës private dhe familjare gjatë vizitave në paraburgim, kohën në dispozicion të mbrojtjes dhe barazinë e palëve. Ajo kërkoi gjithashtu të qartësohet nëse mbrojtjes i është ofruar qasje e plotë në informacionet mbi origjinën dhe besueshmërinë e materialeve, veçanërisht të atyre të ardhura nga Serbia.
“Për PDK-në, drejtësia për krerët e UÇK-së mbetet një përgjegjësi e përhershme. Kjo përgjegjësi kërkon punë të organizuar, argumente profesionale dhe angazhim shtetëror të vazhdueshëm”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Edhe
PDK: S’marrim më pjesë në komisione pa u proceduar ndryshimet në Ligjin për Specialen
Në emër të PDK-së, Deliu-Kodra kërkoi që shqetësimet e dokumentuara t’u adresohen zyrtarisht Këshillit të Evropës, Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë, me kërkesë për vlerësim të pavarur dhe respektim të standardeve të të drejtave të njeriut.
“Parimi i parë dhe themelor i ndërtimit të demokracisë në një vend është llogaridhënia”, u shpreh ajo, duke shtuar se edhe Dhomat e Specializuara duhet t’i respektojnë parimet demokratike dhe kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kuvendi sot mban seancë plenare
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të rregullt parlamentare, e...-
PDK-ja e AAK-ja kërkojnë qasje institucionale ndaj raportit për Specialen
-
Avokati i Popullit: Specialja s'i është nënshtruar monitorimit e kontrollit demokratik nga institucionet vendore
-
PDK-ja kërkon zbatim të plotë të Ligjit për Specialen
-
PDK-ja kërkon seancë urgjente për miratimin e Ligjit për Specialen