Hulumtuesja në Lëvizjen FOL, Viona Bunjaku, ka thënë se edhe Raporti i Progresit për Kosovën, për vitin 2023, ka theksuar mosefikasitetin në luftën kundër korrupsionit.
Ajo në emisionin “Tempus” në KTV, ka theksuar se në Raportin e Progresit për këtë vit shihet se jemi në fazat fillestare të luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar si pasojë e mosefikasitetit të gjykatave edhe prokurorive në Kosovës.
“Sa i përket fazës të korrupsionit dhe të krimit të organizuar prapë në raportin e progresit për këtë vit shihet që jemi në fazën e parë, pra fazat fillestare për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe kjo vjen si pasojë e mosefikasitetit të gjykatave edhe prokurorive në Kosovës, pra mostrajtimi i lëndëve, pra nga gjykatat dhe prokuroritë çon deri tek ky nivel i zbatimit të legjislacionit”, ka theksuar Bunjaku.
Sipas saj, në Raport përmendet efikasitet më i shtuar i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, por jo veprime konkrete të tyre.
“Ne tashmë kemi një fushë të ndërtuar me legjislacion nëse mund të themi kështu për shkak se mund të kemi mjaftueshëm ligje të cilat e rregullojnë këtë fushë, në Raport përmendet gjithashtu edhe një ndoshta një efikasitet pak më i shtuar i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, mirëpo nuk shihen veprime konkrete as të agjencisë mirëpo as e institucioneve siç janë gjyqësori dhe prokuroria”, ka deklaruar Bunjaku.
-
Bunjaku thotë se s’ka përputhshmëri mes Draft-strategjisë kundër korrupsionit dhe Planit të Veprimit
-
Bunjaku thotë se Qeveria dështoi ta miratonte një Strategji antikorrpsion, tash propozoi një draft me dy faqe plan veprimi
-
Bunjaku: Kemi problematika jo vetëm në ligjbërje, por edhe në sistemin prokurorial e atë gjyqësor
-
Raporti i KE-së: Progres i limituar në luftimin e korrupsionit
-
Bunjaku: Raporti i Progresit situatën në veri e paraqet shqetësuese