Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
TEMPUS

Kabashi: Korrupsioni po fshihet në detaje të vogla, i nevojshëm monitorimi i specifikave të tenderëve

Monitoruesi në Iniciativën për Progres (INPO), Arbër Kabashi, tha se korrupsioni po fshihet në detaje të vogla dhe se është i nevojshëm monitorimi i specifikave të tenderëve.

Ai në emisionin “Tempus” në KTV, tha se si organizatë janë duke shqyrtuar hartimin e specifikave teknike në një temë, e cila është pak e prekur nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, gjithashtu pak e prekur edhe nga Komision Rregullativ i Prokurimit Publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pra, jemi duke shikuar mënyrën se si hartohen specifikacionet teknike, ngase një prej elementeve kyçe të cilat shumë me rëndësi të trajtohen për hartuar një aktivitet i prokurimit, është mënyra se si hartohen specifikacionet teknike sepse tashmë korrupsioni është i fshehur në detaje të vogla”, tha Kabashi.

Ai theksoi se ekziston nevoja që autoritetet kontraktuese të publikojnë edhe dokumente tjera të rëndësishme në e-prokurim.

“Për shkak se tash aktualisht nëpër platforma të ndryshme siç është e-prokurimi është mundësia shumë e madhe për t’u monitoruar aktivitete të ndryshme sepse po ofrohet një transparencë jashtëzakonisht e madhe, por megjithatë ka nevojë që shumë autoritete kontraktuese vazhdimisht të publikojnë edhe dokumente të tjera të rëndësishme në e-prokurim, të tilla nëse nuk janë në e-prokurim, ne përmes qasjes dokumente publike po bëjmë kërkesa”, deklaroi Kabashi.