Avokati Ardian Bajraktari, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se e përbashkëta e ministrave me të cilët kishte punuar, është tendenca e ngutjes për kryerjen e projektligjeve.
“E përbashkët e të gjithëve, të themi, është tendenca për me i ba punët sa më shpejt. Tash kjo çështja për ngut, dikush don pak ma shpejt po ne që kemi punu në staf profesional përveç se jemi mundu me u përkujdes që me u kry në kohë sa ma efektive, e kemi pas për obligim me u përkujdes që me u kry edhe mirë, me u siguru që të respektohen afatet, me u siguru që të respektohet gjithëpërfshirja në proces të hartimit”, tha Bajraktari.
Ai theksoi se problematike është tendenca e ministrave që t’i kryejnë më shpejt projektligjet, pasi e dëmton kualitetin e tyre.
“Për këto nuk kemi pasur ndonjë telashe, mirëpo kur ka ardhë situata që me u kry ma shpejtë ose me u shfrytëzu edhe disa procese konsultative ato shpeshherë jemi ballafaqu me një tendencë le të themi pa e anashkalu asnjë nga ministrat, tendencën për kushtimisht me thanë me shpërfaq sa ma tepër punën, e që natyrisht se është pjesë e politikës ata që merren me politikë s’mujna me i akuzu pse po bajnë politikë, mirëpo megjithatë kjo tendenca për me kry sa ma shumë, sa ma shumë projektligje shpeshherë e dëmton kualitetin e projektligjeve”, shtoi avokati Bajraktari.