Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) e kanë dënuar trajtimin që i është bërë projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar procesin si shkelje të procedurave parlamentare. Ato kanë kritikuar mungesën e transparencës në hartimin dhe miratimin e këtij projektligji.
E sipas Vullnet Bugaqkut, hulumtues në KDI, ky nxitim për miratimin e projektligjit po vjen për shkak të mundësisë së shpërndarjes së Kuvendit dhe shfrytëzimit të miratimit të tij për fushatën zgjedhore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka theksuar se nuk është dashur të anashkalohet assesi faza e dëgjimit publik për projektligjin, derisa thirrjen për dëgjim publik të tij e ka quajtur “formalitet”.
“Kjo është arsyeja kryesore pse po ndodhë një nguti dhe nxitim kaq i madh i diskutimit të këtij projektligji dhe projektligje të tjera që Kuvendi po i trajton. Kur e dimë se afati për presidentin është 28 dhe jemi pak ditë nga përfundimi, duket që ka nguti që para se të shpërndahet Kuvendi të bëhet ky projektligj dhe të hyjmë në fushatë zgjedhore dhe ta përdorin elektoralisht miratimin e këtij projektligji”, u shpreh ai në Interaktiv.
Përmes një reagimi të martën, KDI ka deklaruar se organizimi i dëgjimit publik me urgjencë “nga sot për nesër” bie ndesh me rregullat për dëgjime legjislative dhe kufizon pjesëmarrjen e qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve në dhënien e kontributit për një ligj funksional dhe kushtetues.
Organizata theksoi se Komisioni për Legjislacion ka përshpejtuar pa nevojë procedurat, duke marrë vendime pa debat të plotë dhe pa pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës. Vendimi për mbajtjen e dëgjimit publik brenda një afati më pak se 24 orësh, sipas KDI-së, është në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.
KDI i referohet nenit 38(7) të Rregullores, i cili parasheh që një dëgjim publik nuk duhet të mbahet pa kaluar të paktën pesë ditë nga caktimi i tij, për t’u dhënë kohë palëve të interesuara të përgatiten dhe të kontribuojnë në mënyrë përmbajtësore.
Po ashtu, KDI-ja kritikoi qasjen e deputetëve të shumicës për anashkalimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile, duke e cilësuar këtë si një sinjal negativ për përfshirjen në proceset vendimmarrëse.