Mexhide Demolli-Nimani, drejtoreshë e Lëvizjes FOL, ka thënë se nga 175 aktivitete që Qeveria e Kosovës ka paraparë t’i kryente në 6-mujorin e parë të këtij viti në kuadër të planit kombëtar për zhvillim, vetëm 60 prej tyre janë përfunduar.
“Nga 175 aktivitetet që është paraparë të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2023, vetëm 60 prej tyre janë përfunduar”, tha Demolli-Nimani në “Tempus” të KTV-së, teksa tregoi gjetjet që kanë bërë nga monitorimi i këtij plani.
“Do të thotë, 82 prej këtyre aktiviteteve janë të papërfunduara, ndërkaq për 33 prej tyre nuk kemi marrë përgjigje. Do të thotë, përveç që kemi disa ministri që nuk janë përgjigjur fare, kemi edhe ministri që në një pyetje është përgjigjur, e në një tjetër nuk është përgjigjur”, ka shtuar ajo.
Demolli-Nimani shtoi se edhe nga përgjigjet e zyrtarëve ka pasur paqartësi të shumta.
-
FOL: Qeveria realizoi vetëm 33% të Planit për Zhvillim
-
FOL: Qeveria realizoi vetëm 36% të aktiviteteve të parapara të përfundojnë në vitin 2023
-
Lëvizja Fol: Qeveria realizoi vetëm 60 aktivitete nga 175 sa ishin paraparë në Planin kombëtar për zhvillim
-
FOL: Qeveria në vitin 2022 realizoi vetëm 48% të Planit Strategjik dhe Operacional
-
Demolli-Nimani: Qeveria Kurti nuk kreu as gjysmën e planit për vitin 2022