Kemi nevojë për rregulla të reja për të mbrojtur uebfaqet nga përmbajtjet e rrezikshme dhe për ta bërë këtë ne kemi nevojë për një rol më aktiv të qeverive, ishte apeli i themeluesit të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg, në një letër të hapur, të botuar në ”Washington Post” për Jeff Bezos, themeluesin e Amazonit.
Të zhgënjyer nga skandalet e fundit që kanë tronditur Facebookun si në aspektin e mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve ashtu edhe në përhapjen e lajmeve të rreme për të ndërhyrë me votën e amerikanëve në vitin 2016, Zuckerberg ka konfirmuar nevojën për rregulla të reja për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor si dhe për të mbrojtur privatësinë e njerëzve dhe për të siguruar transportueshmërinë e të dhënave.
Për Zuckerberg është e nevojshme të punohet së bashku me shtetet për të zhvilluar një kornizë globale dhe modeli duhet të jetë ai i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian, shkruan atsh.