Kompania e njohur Asus ka konfirmuar se seria e saj e re e smartfonave ZenFone 5 do të prezantohet zyrtarisht më 27 shkurt, por detaje më të hollësishme në lidhje me smartfonat e kësaj serie nuk i ka zbuluar.
Tani, janë zbuluar disa detaje në lidhje me njërin nga smartfonat ZenFone 5 i cili pritet të zbulohet në fund të këtij muaji, raporton Phone Arena, transmeton Koha.net. Disa fotografitë e publikuara zbuluan dizajnin e njërit Asus ZenFone 5 nga të gjitha anët.
Gjithashtu, me publikimin e këtyre fotografive është konfirmuar se ky smartfon do të vijë me ekran 5.7-inç në raport prej 18:9. Asus, nuk ka hequr portin 3.5mm për kufje i cili është i pozicionuar në pjesën e lartë të smartfonit. Porti microUSB gjendet në pjesën e poshtme mes altoparlantit dhe mikrofonit.
Të gjithë presin që seria ZenFone 5, e cila do të zbulohet më 27 shkurt, do të vijë me sistemin operativ Android 8.0 Oreo. Detajet në lidhje me çmimin dhe se kur do të jenë në dispozicion ende nuk janë zbuluar, por pritet që Asus t’i zbulojë ato në MWC 2018.
{gallery}
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?