Disa ditë më parë është raportuar se Asus do të zbulojë smartfonin e ri Zenfone 6 më 14 maj.
Sot, kompania ka vendosur që të qartësojë ndonjë keqkuptim të mundshëm dhe ka publikuar një video të shkurtër në Twitter duke zbuluar një datë tjetër të lansimit zyrtar - 16 majin, transmeton Koha.net.
Meet the incredible #ZenFone 6 soon! #DefyOrdinary pic.twitter.com/BrmqCAvX4g
— ASUS (@ASUS) February 25, 2019
Në video shfaqen të gjitha 5 gjeneratat e kaluara të Zenfonet, nga Zenfone 1 deri në Zenfone 5. Sipas Asusit, “revolucioni po vjen” dhe Zenfone 6 i ri do të “sfidojë të zakonshmet”, çfarëdo që nënkupton kjo, shkruan gsmarena.
Janë edhe dy muaj e gjysmë deri te arritja e këtij smartfoni të ri të avancuar dhe pritet të zbulohen më shumë detaje deri në lansimin e tij zyrtar i cili do të bëhet në Valencia, Spanjë.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?