Apple ka njoftuar të martën se më 13 tetor do të organizojë një konferencë speciale. Shumica e ekspertëve presin që aty do të prezantohen telefonat e rinj me kapacitetet për rrjetin 5G.
Kjo do të jetë konferenca e dytë e Appleit në këtë vjeshtë, pak pasi ditë më parë prezantoi pajisjet e reja, por aty mungoi gjenerata e re e iPhonet.
“iPhone 12” raportohet se do të ketë ekran 5.4-inç, dy versione me ekran 6.1-inç dhe një me 6.7-inç. Pritet që kjo gjeneratë të vijë me ekrane më të mira e kamera më profesionale.
Në ftesën për konferencën e re, Apple ka shkruar “Përshëndetje, shpejtësi”, duke paralajmëruar fuqinë e pajisjeve të reja.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing