Në shtatorin e kaluar, kompania e njohur Asus ka thënë se seria Zenfone 5 pritet të lansohet në tremujorin e parë të vitit 2018 ndërsa sot, GSM Arena, ka mësuar datën e lansimit.
Kompania ka caktuar një ngjarje për datën 27 shkurt në MWC 2018, Barcelonë.
Telefonat e rinj do të arrijnë vetëm pesë muaj pas shfaqjes së versioneve Zenfone 4 në treg, transmeton Koha.net. Gjashtë pajisjet janë lansuar në gusht të vitit të kaluar, ndërsa disa të tjerë në muajin shtator.

Sipas disa raportimeve, thuhet se seria Zenfone 5 mund të përbëhet nga tre telefona të rinj – Zenfone 5, Zenfone 5 Lite dhe Zenfone 5 Max me bateri të madhe. Sipas posterit të publikuar, telefonat e rinj pritet të vijnë me procesor Snapdragon.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?