Vitin e kaluar kompania e njohur Asus ka zbuluar Zenfone Max Plus (M1), ndërsa sot në MWC 2018 kompania ka prezantuar vëllanë e vogël të tij – Zenfone Max (M1), i cili është pjesë e serisë së re Zenfone 5.
Modeli i ri vjen me ekran 5.5-inç IPS me rezolucion prej 1,440 x 720 pikselë dhe raport të ekranit prej 18:9. Telefoni ka 83 për qind ekran falë skajeve shumë të holla të tij, raporton GSM Arena.
Vjen me procesor Snapdragon 425 ose 430, , transmeton Koha.net. Po ashtu, ai është në dispozicion deri në 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.
Lexoni edhe:
Zenfone Max (M1) ka kamerën kryesore të dyfishtë (13 MP me autofocus + 8 MP), ndërsa atë të përparme prej 8 megapikselë.
Gjithashtu, Max (M1) ofron mbështetje për dy SIM kartela dhe një kartel microSD, si dhe punon me baterinë prej 4,000 mAh dhe sistemin operativ Android 8.0 Oreo me ndërfaqen e përdoruesit ZenUI 5.0.
Edhe
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
Zenfone Max (M1) do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, ari dhe të kuqe, si dhe peshon 150 gramë. Po ashtu, vjen me xhamin mbrojtës të lakuar 2.5D ndërsa skaneri për gishtërinj është i pozicionuar në pjesën e pasme.
{gallery}