Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Asus Zenfone 5 Lite vjen me katër kamera

Në konferencën për shtyp në MWC 2018, kompania e njohur Asus ka zbuluar tre smartfonë të rinj, të parin Zenfone 5 Lite.

Zenfone 5 Lite vjen me katër kamera, dy prej tyre me kënd të gjerë të pamjes prej 120-shkallë, me nga një në secilën anë. Kamera kryesore është prej 16 megapikselë me autofokus, ndërsa ajo e përparme për selfie është prej 20 megapikselë, gjegjësisht e huazuar nga Sony – kamera IMX376, raporton GSM Arena.

Gjithashtu, Zenfone 5 Lite vjen me ekran 6-inç me rezolucion prej 2,160 x 1,080 pikselë, procesor Snapdragon 430 ose 630, transmeton Koha.net. Ky i fundit mundëson të incizoni videot me rezolucion prej 4K me kamerën kryesore si dhe ofron mbështetje për Wi-Fi me shpejtësi prej 5 GHz.

Sa i përket konfigurimit të memories, Zenfone 5 Lite vjen në dy versione: 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme ose me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme. Po ashtu, ofron mbështetje për dy SIM kartela dhe për një kartel microsSD, ndërsa skaneri për gishtërinj është i pozicionuar në pjesën e pasme të telefonit.

Zenfone 5 Lite ka baterinë prej 3,000 mAh që mbushet përmes micoUSB, si dhe ka xhamin mbrojtës të lakuar 2.5D në pjesën e përparme dhe të pasme. Do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe të zezë. Pajisja e re punon me sistemin operativ Android Oreo me ndërfaqen e përdoruesit Asus ZenUI 5.0 si dhe peshon 168 gramë.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm