Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Asus Zenfone Max (M1) me bateri 4,000mAh tani mund të porositet

Gjatë Kongresit Botëror Mobil, Asus ka zbuluar smartfonin e quajtur Zenfone Max (M1).

Kjo pajisje vjen në dy variante, me çip Snapdragon 425 Soc apo me Snapdragon 430 e me ekran 5.5 inç, transmeton koha.net.

Ky smartfon ofrohet deri me 3GB RAM e 32GB hapësirë në memorie, kamerë të dyfishtë nga pas 13MP+8MP e atë nga para 8MP.

Asus Zenfone Max ka një bateri gjigante prej 4,000mAh e sistem operativ Oreo.

Ky smartfon, versioni me çip Snapdragon 425, tani mund të porositet me një çmim prej 169 dollarë.

{gallery}