Tech

Zbulohen specifikat e Oppo F9, vjen me kamerën për ‘selfie’ prej 25 MP

Pas shumë raportimeve dhe spekulimeve, janë zbuluara para lansimit të gjitha specifikat e F9 të Oppos, kompani e njohur kineze. Pritet që në javët e ardhshme të lansohet.

Oppo F9 pritet të vijë me ekran 6.3-inç IPS me rezolucion prej 1,080 x 2,280 pikselë dhe me prerje (notch), procesor MediaTek Helio P60, 4 ose 6 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, pritet që versioni Pro të ofrojë më shumë konfigurimin e memorieve.

Megjithatë, ky smartfon i ri ka portin për kartelën microSD deri n 256 GB si dhe portin për dy SIM kartela.

Image

Në pjesën e pasme të smartfonit, gjendet kamera kryesore e dyfishtë prej 16 + 2 megapikselë, ndërsa kamera e përparme për ‘selfie’ është me kapacitet prej 25 megapikselë.

Gjithashtu, Oppo F9 punon me sistemin operativ ColorOS 5.2 me në krye Android 8.1 Oreo dhe me baterinë prej 3,500 mAh, e cila ofron mbështetje për veçorinë VOOC të Oppos për karikim të shpejtë.