Së fundmi, është raportuar dhe spekuluar për smartfonin e ri F9 të kompanisë së njohur kineze Oppo dhe tani është radha për versionin e tij Pro.
Oppo ka publikuar një video promovuese të F9 Pro përmes së cilës ka shfaqur dizajnin origjinal të ekranit, të cilin kompania e quan “Waterdrop Screen”, dhe dizajnin e pjesës së pasme, transmeton Koha.net. Po ashtu, në pjesën e pasme shihet edhe kamera e dyfishtë për të cilën ende nuk është zbuluar se çfarë kapaciteti do të ketë.
Gjithashtu, në videon promovuese shfaqet edhe veçoria VOOC Flash e teknologjisë së fundit për karikim të shpejtë të baterisë. Në video thuhet se vetëm 5 minuta karikim është e mjaftueshme për të biseduar 2 orë.
Seria F9 pritet të vijë së shpejti, ndoshta këtë muaj sipas raportimeve të fundit.
