Së shpejti pritet që kompania e njohur kineze Oppo të lansojë smartfonin e saj më të ri të quajtur A7.
Tani, në internet kanë rrjedhur të gjitha specifikat e Oppo A7.
Oppo A7 pritet të vijë me ekran 6.2-inç IPS HD+, procesor Snapdragon 450, grafikën Adreno 506, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD deri në 256 GB, si dhe do të punojë me baterinë prej 4,230 mAh, transmeton Koha.net.
{gallery}
Gjithashtu, A7 pritet të ketë kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë për ‘selfie’ perj 16 megapikselë, si dhe se do të punojë me sistemin operativ ColorOS 5.2 (i bazuar në Android 8.1).
Me dimensione prej 155.9 x 75.4 x 8.1 mm dhe peshë prej 158 gramë, Oppo A7 po ashtu pritet të jetë në dispozicion me ngjyrë të kaltër dhe ari.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Dua Lipa fytyra e re e Apple