Modeli F7 i kompanisë së njohur kineze Oppo do të ketë pasardhës së shpejti.
Një fotografi e publikuar së fundmi nga Oppo tregon se pajisja e re do të vijë së shpejti, kështu që ka gjasa që të lansohet gjatë muajit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Nga fotografia, mund të konkludojmë se pajisja do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë dhe atë të përparme për ‘selfie’ më të avancuar.
Ndërkohë, F9 është shfaqur në uebfaqen për certifikim nga Bluetooth duke zbuluar edhe pajisjen tjetër me emrin kodues F9 Pro. Oppo F9 Pro mund të vijë me procesor Helio P60.
{gallery}