Kompania e njohur kineze Oppo përmes një posteri të ri paralajmëron smartfonin e ri F7, të cilin e cilëson si “ekspert për selfie”.
Në poster mund të shohim se shkruan “Selfie Expert” dhe dizajni i smartfonit të ri duket identik sikurse i R15.
Oppo F7 pritet të vijë me ekran 6.2-inç FullHD+ e raport 19:9, që nënkupton se pjesa e ekranit në smartfon është 89.09 për qind, transmeton Koha.net. Po ashtu, F7 pritet të vijë me kamerën për selfie prej 25 megapikselë me veçoritë AI.
Gjithashtu, Oppo F7 pritet të vijë me procesor Snapdragon 670 ose MediaTek Helio P6, si dhe me sistemin operativ Color OS 4.0, i bazuar në Android Oreo.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Transformimi që ndryshon përditshmërinë: Si telefoni im u shndërrua nga një vegël pune, në asistent inteligjent
-
Dua Lipa fytyra e re e Apple
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple