Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Zbulohen 36 lëshime të sigurisë në standardin LTE

Hulumtuesit e sigurisë nga Koreja e Jugut i kanë gjetur 36 lëshime në standardin LTE, të cilat e lejojnë një spektër të larmishëm të sulmeve, disa prej të cilave janë më të dëmshme se të tjerat. Kjo përfshin probleme të përkohshme të tilla si diskonektimi nga rrjeti e deri tek përgjimi dhe kontrollimi i vetë të dhënave, raporton Engadget.

Ekipi i hulumtuesve e ka gjetur një pjesë të vogël të të metave me ndihmën e veglës së përshtatur "fuzzing" (përdorimi i një numri të madh të të dhënave, për t’i zbuluar gabimet dhe problemet). Përveç kësaj, vihet në dukje se nuk ekziston ndonë problem që është konstant. Një ofrues mund të ketë lëshime të ndryshme në dy pjesë të pajisjeve, ndërsa një pjesë e pajisjeve të rrjetit mund të shkaktojë probleme për dy ofrues të ndryshëm.

Ekipi hulumtues planifikon që atë që e ka zbuluar ta prezantojë zyrtarisht për të pranishmit në një konferencë në maj, ndërsa me ofruesit dhe prodhuesit e pajisjeve ata i ndanë veglat e tyre për të ndihmuar në zbulimin e lëshimeve dhe zhvillimin e arnimeve, shkruan KOHA Ditore.

U theksua se këto lëshime jo gjithmonë mund të eksploatohen, por shërbejnë si një përkujtim se edhe standardet wireless që i përdorim çdo ditë nuk janë plotësisht të sigurta.